Page 102 - Demo
P. 102


                                    Zef Serembe lindi më 6 mars 1844, në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, siç i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri më sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokaj dhe limonë, me pamje nga deti Jon. Serembe shkroi poezi, drama dhe bëri një sërë përkthimesh. Sa qe gjallë, ai arriti të botonte vetëm “Poezi italiane dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”, si dhe një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një parathënie të imtësishme. Vjersha (“Rrutullupë”) “Vrull”, paraqet shqetësimin e madh me të cilin e vështron Serembja fatin e atdheut të tij. Larg vendlindjes, ai shfaqet herë i trishtuar e herë rebel për këtë gjendje. Në katër strofat e kësaj vjershe përshkruhet malli për atdheun e të parëve, dëshira për ta parë të lirë, urrejtja për pushtuesin, besimi në të ardhmen, por edhe droja apo frika se mund të harrohet. Përmes vargjeve ndihet një lloj vetmie, në të cilën është zhytur jo vetëm ai si individ, por edhe bashkëkombësit e tij përtej detit. VrullPara leximitZogj të bukur këndojnë me hare,Po zëmra do t’më plasë mua në gji.I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,mërzitem në katund, në vetëmi.Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,Që zgjon në trutë e mi mendime shumë,E shqetësimi zemrën time çjerr,aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.Arbria matanë detit, na kujton,se ne të huaj jemi te ky dhe!Sa mote shkuan! E zëmra nuk harron,...Që nga turku mbetëm pa mëmëdhe…Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,Por fryn era dhe akulli më zë,Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.hare – gëzim i madh.mote – vite.FjalorLexojmë100Tekste poetike
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106