Page 103 - Demo
P. 103


                                    Studim tekstiKuptojmë poezinë 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth poezisë: Si përshkruhet natyra në këtë poezi? Si paraqitet gjendja emocionale e poetit?Çfarë e shqetëson kaq shumë poetin?Analizojmë poezinë 2 Serembe është poet arbëresh. Gjeni në poezi elementet që përshkruajnë rrethanat, në të cilat bashkëkombësit e poetit u detyruan të largohen nga atdheu. 3 Strofa e dytë fillon me vargun: Hapet përpara meje deti i shkëlqyer. Për çfarë shkëlqimi e ka fjalën poeti? Cili është burimi i këtij shkëlqimi?4 Cili është motivi kryesor i kësaj poezie? Shpjegojeni me fjalët tuaja këtë motiv.5 Interpretoni vargun: Nga urrejtja, ngrihet shpresa dhe ndriçon. Çfarë toni përdor poeti në këtë varg? 6 Në vargun: I helmuar e shkoj jetën te ky dhe, poeti i ngjan heroit lirik romantik, pothuajse krejt i pashpresë. Po në vargjet në vijim, a vazhdon të shfaqet i tillë poeti? Gjuha e poezisë 7 Përcaktoni llojin e strofës dhe llojin e vargut të kësaj poezie.8 Gjeni në tekst antitezat në bazë të së cilave është ndërtuar kjo poezi.StrofaStrofa është një grup vargjesh të lidhura ndërmjet tyre përmes ritmit, rimës dhe intonacionit të përbashkët, që mund të qëndrojë edhe më vete. Numri i ndryshëm i vargjeve përcakton edhe llojin e strofave të ndryshme. Strofa dyshe (distiku) është forma më e thjeshtë; përbëhet prej dy vargjeve që janë të lidhura me një mendim dhe me rimë të përputhur. Ka raste kur janë edhe pa rimë. E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto! (Mos ma kujto, Dritëro Agolli)Strofa treshe (tercina) përbëhet prej tri vargjeve të rimuara ose prej tri vargjeve pa rimë. Rima e saj mund të jetë e ndryshme AAA ose AAB, ose ABA etj. Kur të vdes, le të bahem barNë malet e mia në pranverë,Në vjeshtë do të bëhem farë. (Vendit tem, Martin Camaj)Strofa katërshe (katrena) është ndër më të përhapurat, përbëhet prej katër vargjesh të lidhura ndërmjet tyre me rimë të përputhur (AABB), të kryqëzuar (ABAB) ose të përmbysur (ABBA).I dha erë trëndafilit,I dha dritë bukurisë,I dha këngët bilbilit,I dha shije gjithësisë. (Fyelli, Naim Frashëri) Një lloj i veçantë i strofës me katër vargje është strofa safike, e cila u quajt kështu sipas poeteshës greke Safo, që e lëvroi atë. Kjo strofë përbëhet prej katër vargjesh, prej të cilave tri vargjet e para janë njëmbëdhjetërrokëshe, kurse i fundit përbëhet prej pesë rrokjesh. Në letërsinë shqipe këtë strofë e kanë lëvruar: Ndre Mjedja, Fan Noli,Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta etj.Bylbyl, ky shekull orë e ças ndrrohet: Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;Edhe natyra po do m’u ndrrue:Fillo me gëzue. (Vaji i bylbylit, Ndre Mjedja)Ekzistojnë edhe strofat me pesë vargje, shtatë vargje, tetë vargje, dhjetë vargje, por këto përdoren më rrallë. Lexojmë101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107