Page 104 - Demo
P. 104
Gjergj Fishta (1871- 1940) lindi në Fishtë të Zadrimës. Ai është i njohur si poet, kritik, arsimtar, përkthyes; ka qenë edhe kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Ai shkroi përmbledhje me poezi, drama, prozë etj. Ka shkruar “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, përmbledhjen lirike “Pika voëset”, “Mrizi i Zanave” etj. Për gjysmë shekulli, ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje në kohën kur jetonte e quanin edhe “poet kombëtar”. Pas vitit 1944, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë deri në vitet ’90. Më pas, vepra e tij filloi të ribotohej dhe ai të vlerësohej si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Ora e ShalësAt herë Orët u kan sjellë bukën;U kan vû ferlikët përpara,E u kan prû mjelcat me kjumshtë: Kjumshtë me borë, dhâmin me t’pi:Edhè mjaltë, sà kush kà dashtë:Mâ e mirë darka s’ndreqet n’ashtë.Ky fragment është shkëputur nga kënga e gjashtëmbëdhjetë “Kulshedra” e poemës epike “Lahuta e Malcisë”. Dragonjtë, pas një përleshjeje të fortë, kanë mundur Kulshedrën. Ata janë ulur të lodhur në Bigën e Gimajve e po kuvendojnë. Në një skenë të mrekullueshme, Fishta tregon që Orët e malit, pasi kanë parë përleshjen, janë kujtuar se Dragonjtë janë të pangrënë. Ata janë shumë larg shtëpisë e gratë e tyre s’mund të gatuajnë për ta. Fishta përshkruan gatishmërinë dhe shpejtësinë e Orëve, të cilat mbledhin ushqim, u shtrojnë darkën Dragonjve dhe bisedojnë me ta. Para leximitlahuta - vegël muzikore popullore me një tel ose një qime kali, mbi të cilën luhet me një hark të përkulur. Është përdorur kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Përbëhet nga një kupëz e drunjtë në trajtë vezake, e mbuluar me lëkurë, që quhet shark, dhe ka një bisht jo shumë të gjatë, në të cilin janë të pikturuara figura të ndryshme. ferlikët – mish i pjekur në hell.FjalorLexojmë102Tekste poetike

