Page 105 - Demo
P. 105


                                    Gurrën nget kishin për bri,Gurrë si aklli e kjartë florî, Sa kush dote aty me pi.Mbasi bukë trimat kan ngrânëJânë çue prap e dalë m’njâ’ n’ ânëE po rrin tue bisedueMe njat t’bukurën Oré të Shalës, Për kanû e pûnë urtije,E për besë e për pûnë t’mikut,E për lufta qi u bânë motit:Për trimni të Gjergj Kastriotit:Për Drangoj e për Kulshedra: Për breshana e për gopedraEdhè folën mbi liri,Mbi liri e mbi Shqypni:Si Shqypnija do t’dalë m’ vedi,Mos m’e urdhnue mâ as Krajli as Mbreti.Rimë quhet përputhja e tingujve në fund të dy a më shumë vargjeve. Vargjet që kanë rimë ndërmjet tyre quhen vargje të rimuara ose me rimë. Ajo krijon muzikalitetin në varg dhe thekson një numër të caktuar fjalësh, duke krijuar një lidhje të brendshme mes fjalëve që rimojnë. Sipas vendit, kemi disa lloje rimash:Rimë e përputhur, kur vargjet me të njëjtën rimë vijnë njëri pas tjetrit: Skema AABB.Arratisur, syrgjynosur,Rraskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,anës Elbës, anës Spresë. (Anës lumenjve, F. Noli)Rimë e kryqëzuar, kur me të njëjtën rimë janë vargu i parë me të tretin dhe i dyti me të katërtin: Skema ABAB. Mbreti plak u hoq mënjanë,pa u ngrit një trim më këmbë,shikoi një her’ anembanëhekurin e haj me dhëmbë! (Histori e Skënderbeut, N. Frashëri)Rimë e përmbysur, kur vargu i parë rimon me të katërtin dhe vargu i dytë me të tretin: Skema ABBA.Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërtën shami,n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borëflakron perëndimi... Retë mbi krye prorëngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi. (Mbramja, A. Pipa)Rimë e brendshme, kur rimojnë fjalët brenda një vargu.O i zhgrryer, i zhyer, i vyer për hu, Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju, Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba! (Marshi i Barabbajt, F. Noli)Rimagurrë – burim i madh me shumë ujë në një vend malor.breshan – pushkë me strall e me tytë të gjatë.gopedër – top artilerie.FjalorLexojmë103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109