Page 106 - Demo
P. 106


                                    Studim tekstiKuptojmë poezinë1 Ora e Shalës e ka kundruar nga larg përleshjen e Dragonjve me Kulshedrën. Çfarë bëjnë Orët, pas përleshjes, për trimat që luftuan?2 Për çfarë bisedon Ora e Shalës me trimat luftëtarë?3 Për çfarë luftojnë trimat e Fishtës?Analizojmë poezinë4 Në eposin e kreshnikëve, Zanat ndihmojnë Mujin. Çfarë roli luajnë Orët në këtë fragment të “Lahutës së Malcisë”? A përputhet funksioni i tyre në këngën e Fishtës me funksionin e Zanave në epos? 5 Radhitni njëra pas tjetrës figurat mitologjike që përmenden në vepër.a) _____________________________________________________________________________________________________________________________________b) _____________________________________________________________________________________________________________________________________c) _____________________________________________________________________________________________________________________________________6 Gjeni vargjet në të cilat lartohen dhe përmenden virtytet e heronjve të së shkuarës. Gjeni emrin e heroit që përmendet në këto vargje.7 Interpretoni këto vargje që janë edhe mesazhi i gjithë “Lahutës së Malcisë”.Si Shqypnija do t’dalë m’vedi, Mos m’e urdhnue mâ as Krajli as MbretiReflektojmë rreth poezisë8 Dragonjve që luftojnë në male, atje ku janë Orët, u shtrohet prej tyre një darkë mjaft e pasur, me qumësht të zier, mjaltë, mish e bukë të ngrohtë. Kjo skenë, çfarë zakonesh e traditash të lashta ju kujton? Diskutoni rreth tyre.9 Orët janë figura të mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohen më së shpeshti si gra, vajza që u sjellin fat ose ndihmojnë njerëzit. Përshkruani si i imagjinoni ju Zanat dhe Orët shqiptare. Gjuha e poezisë10 Përcaktoni llojin e strofës, të vargjeve dhe rimën e kësaj pjese të shkëputur nga “Lahuta e Malcisë”.DetyrëGjeni figura të tjera mitologjike, të përmendura në këngë të tjera të poemës epike “Lahuta e Malcisë”.Lexojmë104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110