Page 107 - Demo
P. 107
eni – ejanisprije – qenie fantastike e mitologjisë populloreFjalorKosova kreshnike po zgjohet nga gjumiMe vulë të fitimit… Dhe na po gëzojmë!Po shkundet mali e prroi e lumi – Eni t’këndojmë!Kosovë kreshnike po vjen prap në jetëMe diell në dorë… Dhe na po shikojmë!Po del nga terri në dritë të vërtetë – Eni t’këndojmë!Po del para botës Kosova krenareMe ballin e hapët … Dhe na po fitojmë!Me gjak e stolisun po del dëshmitare – Eni t’këndojmë!Po del para botës Kosova heroikeMe zana e dragonj… O, na po gjallnojmë!Po del në hapsirë me krahët e nji sprije – Eni t’këndojmë!Në këtë poezi, e shkëputur nga vëllimi “Tufa”, poeti shpërfaq të gjitha ndjesitë që e bëjnë të jetë i lidhur përjetësisht me vendin e tij. Ai këndon kur e sheh vendin e tij me vulën e fitores; këndon kur e sheh vendin e tij në dritë të vërtetë; këndon kur e sheh vendin e tij që del në hapsirë e fluturon. Para leximitKosovësLatif Berisha lindi më 1931, në Vushtrri. Është diplomuar në degën e Albanologjisë, në Universitetin e Beogradit. Që student kontribuoi në formimin e shoqërisë letrare “Përpjekja” të të rinjve shqiptarë që studionin në këtë universitet. Më vonë, punoi si ligjërues në Degën e Albanologjisë, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka shkruar vëllimin me poezi “Tufa” (1957) dhe studime, si: “Ali Asllani dhe krijimtaria e tij poetike”; “Skënderbeu në poemën”, “Kënga e sprasme e Balës”; “Skënderbeu në disa krijime të letërsisë shqipe në Jugosllavi”; vepra “Lulet e Verës” dhe disa nga dimensionet e saj kuptimore etj. Në vitin 2004, Latif Berisha u dekorua me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Lexojmë105Tekste poetike

