Page 108 - Demo
P. 108


                                    Studim tekstiPërgjigjuni pyetjeve1 Çfarë e gëzon poetin që e bën të thurë vargje e të këndojë? 2 Gjeni në tekst të gjitha epitetet që përdoren për të karakterizuar Kosovën?3 Përsëritja e të njëjtit varg “Eni t’këndojmë!” në fund të çdo strofe, çfarë efekti ka në poezi?4 Interpretoni vargun “Po del para botës Kosova heroike”. Përçon idenë e një ballafaqimi me botën apo të paraqitjes si e barabartë me botën? 5 Duke u nisur nga kuptimi i fjalës kreshnikë në fjalor dhe njohuritë që keni rreth tyre, shkruani më poshtë çfarë vlere ka kjo fjalë kur përdoret për të karakterizuar Kosovën. Kosova kreshnike - Kosova heroike, _____________________________________________________________________6 Sa vargëshe janë strofat e kësaj poezie? Si është e ndërtuar rima e saj?7 Vargu i fundit i çdo strofe është përsëritur duke u shndërruar në refren. Çfarë efekti ka kjo përsëritje? 8 Poezia është ndërtuar si një paralelizëm figurativ mes asaj që ndodh në zemrën e poetit dhe asaj që ndodh në natyrë. Analizoni këtë paralelizëm. Detyrë Gjeni poezi të tjera kushtuar Kosovës dhe lexojini në klasë. KreshnikëtKreshnikët janë heronj epikë të krijimeve popullore, të cilët paraqiten me trup të madh, me forcë të jashtëzakonshme, me shpirt të paepur e fisnik dhe kryejnë vepra heroike për mbrojtjen e vendit dhe të popullit. Kreshnikë janë Muji, Halili, Omeri etj.Zanat e malitZanat e malit janë krijesa mitologjike shqiptare me tipare origjinale autoktone. Ato shfaqin dy anë të tyre: nga njëra anë i ndihmojnë dhe mbrojnë kreshnikët në beteja, nga ana tjetër janë idhnake dhe i shitojnë (ngurosin) ata që u prishin qetësinë apo futen në territorin e tyre. DragonjtëDragonjtë në përgjithësi përfytyrohen me trup gjarpri dhe krahë të fuqishëm për fluturim: diçka që lidhet me kultin e gjarprit dhe simbolin e shqiponjës. Në mitologjinë popullore shqiptare, dragoi është një njeri që lind me shenjë, për të mos e prerë shpata (ose plumbi). Ai ka fuqi të jashtëzakonshme.Lexojmë106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112