Page 109 - Demo
P. 109


                                    Naim Frashëri (1846-1900) konsiderohet figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes Kombëtare. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea” dhe, pas mbarimit të tyre, shkoi për të punuar në Stamboll. Atje u bë një nga veprimtarët më aktivë të Shoqërisë së Shkronjave dhe të lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Iu kushtua çështjes kombëtare: punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht. Disa nga veprat e tij janë: “Bagëti e Bujqësia”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut” etj.Shkëndijë e diellit ndaj manushaqesPoezia e mëposhtme i kushtohet atdheut, të cilin poeti në mënyrë simbolike e paraqet në formën e lules së manushaqes. Atdheu e ka humbur shkëlqimin e tij, pasi ndodhet nën sundimin osman. Pushtuesit dhe tradhtarët e vendit janë paraqitur gjithashtu në mënyrë simbolike nëpërmjet fjalëve shpendëra, hithra, ferra. Poezia përcjell besimin dhe shpresën në një të ardhme më të mirë të vendit.Para leximitManushaqe bukuroshe,pse s’ngre kryetë përpjetë,po rri e mpit’ edhe e qetë.Pse s’zbukuroh’e ‘shëndoshe?Pa shiko lulet e tjera,q’u çel e u lulëzuan,shih, pa shih ç’u zbukuruan,i ngjalli përsëri vera.O lulëz’ e Perëndisë, që të mbolli vetë Zoti, Zgjohu tani q’u ngroh moti,Erdhi koh’e gjallërisë.Hap syt’ e qesh dhe gëzohu,se gaz të madh të kam prurë,mos më rri si e sëmurë,po çelu e zbukurohu.Shpendëra, hithëra, ferrapërsipër të kanë rënë,dritënë ta kanë zënëme fletë shumë të gjera.Dimër’ i madh me dëborë,me të ftoht’ e me të ngritëe’ me gjithë ligësitë,të la të mjer’ e të gjorë.Lexojmë107Tekste poetike
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113