Page 11 - Demo
P. 11


                                    Folklori përfshin brenda tij gjithë krijimtarinë artistike, gojore, popullore të një kombi. Në të bashkëjetojnë shumë lloje letrare, të cilat sa ngjajnë, aq edhe ndryshojnë. Miti, përralla, legjenda dhe fabula janë forma të ndryshme, të hershme, të krijimit popullor, të cilat shfaqin kufij shumë të brishtë mes tyre. Imagjinata e lulëzuar, fantazia e skajshme shfaqet në tërë këto krijime, duke na futur në realitete fantastike, ku shndërrimet, hiperbolizimet, shfaqjet nga hiçi dhe zhdukjet në hiç, shpirtëzimi i natyrës etj., janë dukuri krejtësisht normale.Para leximitRrëfime nga e kaluaraSfinksi Në Tebë, pas vdekjes së Lajit, ishte bërë mbret Kreonti. Por i gjori nuk kishte mundur ta gëzonte mbretërinë, se njerëzit e vendit të vet i kishte gjetur një e keqe e madhe. Pak më tej qytetit, mbi malin Fokios, kishte zënë vend një përbindësh i frikshëm. Kokën dhe kraharorin i kishte të ngjashëm me atë të një gruaje, krahët si zog dhe trupin si të luanit. Atë përbindësh e quanin Sfinks. Çdo udhëtari që kalonte andej, ai i thoshte një enigmë dhe e ftonte për ta zgjidhur, ndryshe e kërcënonte se do ta hante. Gjithë sa u kishte rënë rruga nga mali, i kishte ngrënë, sepse askush nuk kishte mundur ta zgjidhte enigmën e tij.Sfinksi kishte shpërndarë tmerr e frikë në tërë Tebën. Si të shpëtonin nga përbindëshi i frikshëm, që pak nga pak do t’i hante të gjithë? A s’do të gjendej ndokush që ta zgjidhte enigmën? Duhet të themi se Sfinksi do të gremisej nga mali përposh e do të vritej, me t’u gjetur e fshehta e enigmës. Kreonti, për të shpëtuar tebanët fatkëqij, shpalli se ai që do të zgjidhte enigmën e Sfinksit, do të merrte për grua Iokastën dhe do të bëhej mbret i Tebës.Edipi, tek po udhëtonte për në Tebë, kaloi nga mali Fokios, ku sundonte Sfinksi. Përbindëshi e ndali dhe e ftoi të zgjidhte enigmën. Dhe ja se ç'pyetje i bëri: – Cila është ajo krijesë që, në mëngjes shkon me të katra, në mesditë me të dyja e në mbrëmje me të katra, e sa më shumë këmbë të ketë, aq më me vështirësi ecën? Edipi iu përgjigj në çast: – Njeriu! Dhe ja përse. Kur është foshnjë, ecën me këmbë e duar, do të thotë me të katra; tek Pjesë të mitologjisë greke janë edhe krijesa si: Feniksi, Pegaso, Minotauri, Kimera, Ciklopi, të cilët janë shumë të njohur në letërsinë greke.Sfinksi – qenie imagjinare në mitologjinë greke me krahë shpendi, me kokë gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpri, që u jepte kalimtarëve gjëegjëza të vështira dhe i gëlltiste ata, kur nuk i zgjidhnin dot.Në kulturën egjiptiane, sfinksi ishte një krijesë e madhe prej guri, që paraqiste një luan të shtrirë me kokë gruaje ose me kokën e një faraoni për të simbolizuar fuqinë e këtij të fundit. Lexojmë9Tekste nga letërsia popullore
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15