Page 110 - Demo
P. 110
Studim tekstiAh, ta zbriti bukurinëdhe gjëllimn’ e gjithë ç’kishe.Vdiqe, u trete, u prishe,të thatë të shoh tanimë!Po mos u tremb, bëhu trimeedhe ki durim e shpresë,e po silli zotit besë dhe kësaj fjalësë sime.SimboliSimboli është një figurë letrare, që paraqet në mënyrë të figurshme një send, një qenie a një dukuri nëpërmjet një sendi, një qenieje a një dukurie tjetër, sipas karakteristikave të përafërta. Për shembull, flamuri nënkupton kombin shqiptar. Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore; Gjergj Elez Alia, simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë.Lexoni poezi të ndryshme kushtuar atdheut dhe diskutoni rreth tyre. Gjatë diskutimit mbani parasysh këto këshilla:Poezia ka më shumë se një kuptim.Poezia lexohet dhe komentohet në mënyrë të tillë që të ndikosh te të tjerët.Ndërhyni në diskutim, duke thënë “Unë mendoj se...” dhe dëgjoni me vëmendje edhe ata që kanë mendim të ndryshëm nga yti.Kuptojmë poezinë1 Kujt i drejtohet poeti me këtë poezi? 2 Në ç’gjendje është manushaqja?3 Ku ndryshon ajo nga shoqet e tjera?4 Çfarë simbolizon në këto vargje manushaqja, së cilës i drejtohet poeti?Analizojmë poezinë5 Kjo poezi tingëllon si një bisedë e ngrohtë mes birit dhe nënës. Fjalët e zgjedhura janë fjalë dhembshurie dhe dashurie. Si e interpretoni këtë zgjedhje të poetit?6 Interpretoni vargjet: Dimër’ i madh me dëborë, /me të ftoht’ e me të ngritë /e’ me gjithë ligësitë, /të la të mjer’ e të gjorë, duke nënkuptuar vështirësi me fjalën “dimër\7 Si mendoni, a është përmbushur pritshmëria e poetit në lidhje me të ardhmen e atdheut? Diskutoni në grupe.Gjuha e poezisë8 Në ç’dialekt është shkruar kjo poezi? Nga e kuptoni këtë?9 Flisni për llojin e strofave, vargut dhe të rimës së poezisë. (Kujtoni: Llojet e vargjeve përcaktohen nga numri i rrokjeve.)DetyrëShkruani një përshkrim ose rrëfim letrar, në qendër të të cilit të vendosni një objekt a frymor simbolik. Përpiquni që mes rreshtave të lini të kuptohet se kujt i referoheni me të. Lexoni punët me shkrim të njëri-tjetrit dhe diskutoni rreth tyre.BashkëbisedojmëLexojmë108

