Page 111 - Demo
P. 111
Aleksandër Stavre Drenova (1872-1947), i njohur në letërsinë shqipe me pseudonimin Asdreni, i mori mësimet e para në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare emigroi në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme dhe më vonë fakultetin e shkencave politike. Atje u detyrua të bënte gjithfarë punësh të rënda dhe u lidh me atdhetarët shqiptarë që jetonin në Bukuresht, të cilët ishin organizuar në formën e një shoqate. Asdreni u bë një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Disa nga vëllimet e tij me poezi janë: “Rreze dielli”, “Ëndërra dhe lotë”, “Psallme murgu”.MëmaPoezia e mëposhtme i kushtohet një prej njerëzve më të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në jetën e njeriut: nënës.Poezia përcjell cilësitë më karakterizuese të një nëne, si: dhembshuria, përkujdesja, dashuria dhe sakrifikimi për bijtë. Përmes metaforave dhe fjalëve të zgjedhura me kujdes na përcillet një ndjesi ngrohtësie dhe ndërgjegjësimi për të rritur vlerësimin ndaj të shtrenjtave tona.Para leximitFjal’ e bukur, fjal’ e shenjtëthellë zemrës që tingëllon,s’ka në botë gjë m’e shtrenjtë,s’ka si mëmë kur kujton!Mëmë, mëmë, frym’ e lartë,rreze drite, yll qiellor,plot mëshirë e mall të zjarrtëengjëll roje madhështor.Që nga gjinjtë e saj të dlirëvilet jeta pa shterim.Që nga zemra e saj ka mbirë,dashuri dhe mallëngjim.Si në gaz dhe në vojtje,veç një mëmë të larton.Sa ka frym’ e sa ka rrojtje,mendja kurrë s’të harron.Lexojmë109Tekste poetike

