Page 113 - Demo
P. 113
Ymer Elshani (1948-1999) lindi në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Kreu Fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime, romane dhe pjesë teatrale. Ka shkruar përmbledhjet me vjersha: “Anija e miqësisë”, “Çka ëndërrojnë lulet”, “Unaza magjike”; romanet “Ndodhitë e Hundëkarotës”, “Aventurat mbi trotinetin e vjetër”, përmbledhjet me tregime “Loti udhëtar”, “Ishulli i lumturisë”, “Guri i çmueshëm”, “Plaku me violinë”, “Përjetimet e bardhoshit” etj. ShqiponjaNë poezinë e mëposhtme, poeti i thur vargje shpendit që është konsideruar si mbreti i qiejve. Asnjë shpend nuk ia kalon shqiponjës për nga forca, mprehtësia dhe aftësia për t’u orientuar. Asnjë shpend nuk del kundër shqiponjës, duke treguar në këtë mënyrë fuqinë e saj të padiskutueshme. Shqiptarët janë shumë të lidhur me këtë shpend, me të cilin shpesh identifikohen. Para leximitShqiponja e mprehtë – vetëtimë,Vetëtimën e ka marrë –Nga retë e qiellit.Bebëzat e mbushura – shkëlqim,Shkëlqimin e ka marrë –Prej rrezeve të diellit.Në qiellin e gjerë arbërorValon si flamur – kurorë.Krahët – shkëmb i fortë,Fortësinë ia kanë rritur –Ndeshjet me stuhi.Zemrën – flakadan i plotë,Zjarrin ia ka shtuar –Etja për liri!...Në qiellin e gjerë arbërorQëndron si roje – kurorë.Analizojmë poezinë1 Përgjigjuni pyetjeve rreth poezisë:a) Çfarë na vjen ndër mend kur përmendim shqiponjën? Çfarë simbolizon shqiponja?b) Cilat karakteristika të shqiponjës e shtyjnë poetin të krijojë një poezi për të?2 Në përshkrimin e shqiponjës, poeti ndalet veçanërisht në disa pjesë të trupit të saj. Analizoni çfarë funksioni kanë dhe ç’simbolizojnë secila prej tyre. bebëzat e mbushura; krahët; zemra.3 Në poezi përsëritet një strofë, në mënyrë pothuajse identike. Identifikojeni dhe analizojeni nga ana kuptimore. 4 Sipas një hipoteze, shqiptarët mund ta kenë marrë emrin e tyre nga shqiponja. Çfarë tiparesh kanë vlerësuar ata te ky shpend, me të cilat identifikohen? Studim tekstiLexojmë111Tekste poetike

