Page 114 - Demo
P. 114
Esad Mekuli (1916-1993) lindi në Plavë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë. Studimet i vazhdoi në Beograd, Zagreb e Itali. Për shumë vite me radhë drejtoi revistën “Jeta e Re”. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e letërsisë shqipe. Ka botuar përmbledhjen me poezi “Për ty”, “Dita e Re”, “Avsha Ada”, “Vjersha” etj. Është marrë edhe me përkthime të letërsisë artistike.Shqiptarëve u është dashur të luftojnë vazhdimisht për lirinë, vendin dhe integritetin e tyre. Rrugëtimi i popullit tonë është i përgjakshëm, sepse shpesh i është dashur të vetësakrifikohet për hir të çështjeve dhe idealeve më të rëndësishme. Vetëmohimi, sakrificat e të parëve dhe respekti për veprat e tyre janë motivi që gjallon edhe në poezinë e mëposhtme. Yjeve të pashuar Para leximitngujuar – mbyllur brenda. zindane – dhoma të vogla e të errëta, qeli.zaptues – pushtues.u bënë fli – ranë dëshmorë, dhanë jetën.A ka njeri fisi që mund të mos dijë se patNdër gjyshërit tanë dhe stërgjyshërit –Burra, të cilët shtazërisht i munduan,Trima që i kalbën ndër pranga ngujuar,Nëpër zindanet e mallkuarTë zaptuesve të shumtë, që vinin e vanëE kurrë në paqe s’na lan?Ka,Apo – nuk ka!Atyre, pra – fjalën e krenarisë,Atyre – zjarrin e dashurisë!Burrave trima, ndër shekuj.Atyre, që prore pësuan E vuajtën,U varën dhe u pushkatuan,Por s’u dorëzuan.Trimave që u bënë fli.Dëshmorëve që ranë për liri!Atyre më të dhënë, të paepurqë pa shpresë s’na lanë jo kurrë;atyre që luftuan duke derdhur gjak,që për popullin u sulën të marrin hak;atyre që ndër të parët – mjerimit i bënë ballë,që i nderojmë dhe përherë i kemi mall!FjalorLexojmë112Tekste poetike

