Page 115 - Demo
P. 115


                                    Kuptojmë poezinë 1 Kujt i kushtohet poezia?2 Cilat janë arsyet që poeti u kushton një poezi “atyre”?3 Çfarë ndieni kur lexoni këtë poezi? Dashuri.Krenari.Dhimbje.Brengë.Gëzim.Trishtim, keqardhje.Habi.Analizojmë poezinë 4 “Atyre” që u kushtohet poezia, poeti u drejtohet me disa emra. Gjejini dhe shkruajini në fletore.5 Cili është mesazhi i kësaj poezie?6 Si e interpretoni vargun e fundit: i nderojmë dhe përherë i kemi mall? Në ç’mënyrë i nderojmë ne poetët?Gjuha e poezisë7 Strofa e parë ndonëse e përbërë nga shtatë vargje është e ndërtuar në një fjali të vetme. E tërë strofa është një pyetje retorike. Cili është funksioni emocional i kësaj pyetjeje?8 Poezia krijon një ritëm të fortë të brendshëm nëpërmjet përsëritjes së fjalëve dhe rimës. Jepni shembuj për këto dy elemente.9 Strofa e parë është një pyetje retorike që përfundon me pikëpyetje, ndërsa strofa e dytë është sërish një pyetje, por mbaron me pikëçuditje. Ç’kuptim transmetojnë në poezi këto shenja pikësimi?Reflektojmë rreth poezisë10 Pyesni prindërit për sakrificat që kanë bërë shqiptarët ndër shekuj, për të mbrojtur lirinë dhe atdheun.11 A mendoni se për lirinë ia vlen çdolloj sakrifice? Pse?DetyrëGjeni dhe lexoni poezi të tjera nga letërsia shqipe kushtuar të rënëve për liri. Studim tekstiLexojmë113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119