Page 116 - Demo
P. 116
Të dua baltë shqiptare,Të dua egërsisht! Dëshpërimisht!Si ujku pyllin,si vala valën,si balta baltën.Se gjer mbi gjujam brenda teje,Se lerë kam këtu,si baba, si gjyshi.Të dua baltë shqiptare!se gjer mbi bel,e përmbi beljam brenda tejes’dal dotse s’dua!Se ti më lidhe më mbanme mjaltëe me pelin. Se këtu vdekur ka,këtu,nëna dhe baba e gjyshër-stërgjyshi.Të dua baltë shqiptareMagjistaree ëmbëlsi vetë vdekja,se thellë jam këtubrenda tejegjer mbi gju,gjer mbi bele gjer mbi krye.Dhe dua fort të dehemtë prehem (ah që tani!) brenda teje.baltë – 1. dhe i squllët; 2. lëndë, brumë për diçka; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu.gjer – deri.kam lerë – kam lindur.pelin – 1. barishte shumë e hidhur, me lule të vogla të verdheme, që përdoret në mjekësi; për prodhimin e pijeve të ndryshme etj. 2. hidhërim i madh, helm.Në letërsinë shqipe ka shumë poezi kushtuar vendlindjes dhe atdheut. Kuteli ka arritur me mjeshtëri të thurë vargje mjaft emocionuese për baltën, e cila është ndër elementet identifikuese të identitetit etnik të poetit. Motivi i baltës është një motiv i hershëm, sipas të cilit, njeriu i parë është krijuar nga balta dhe pas vdekjes, ai mbetet përjetësisht pjesë e baltës. Poetë të ndryshëm e kanë quajtur simbolikisht njeriun si baltë vdekatare. Të dua baltë shqiptarePara leximitFjalorLexojmë114Tekste poetike

