Page 117 - Demo
P. 117
Studim tekstiKuptojmë poezinë1 Lexoni vargjet dhe plotësoni tabelën e mëposhtme.a) Përse autori e krahason dashurinë e tij për baltën shqiptare me dashurinë e ujkut për pyllin, të valës për valën, të baltës për baltën? Si është kjo dashuri për të?b) Cilët janë familjarët e poetit që prehen në baltën (tokën) shqiptare?c) Cilat janë vargjet ku tregohet se autori është i lidhur edhe fizikisht me baltën shqiptare?Analizojmë poezinë2 Cili është kuptimi i secilit prej vargjeve të mëposhtme? Qarkoni alternativat që ju duket se qëndrojnë dhe argumentoni zgjedhjen tuaj.Të dua egërsisht!/ Dëshpërimisht!/ Si ujku pyllin...a) Për ujkun, mjedisi natyror është i pazëvendësueshëm. I tillë është edhe atdheu për poetin.b) Ujku në letërsi shfaqet kryesisht si një kafshë e egër dhe luftarake.c) Ashtu si ujku nuk jeton dot pa pyllin, ashtu edhe poeti nuk jeton dot pa atdheun e tij. Dhe dua fort të dehem/ të prehem/ (ah që tani!)/ brenda teje.a) Poeti e sheh prehjen në baltën e vendit të vet si mundësi për të ritakuar veten dhe paraardhësit e tij.b) Poeti dëshiron të dehet nga pija dhe të llokoçitet për t’u zbavitur.c) Poeti dëshiron t’i turbullohet mendja, për të rënë në një gjendje shpirtërore të tillë, sa t’i duket sikur po prehet në tokën e tij. Të dua si balta baltën, si vala valën...a) “Të dua si prindi fëmijën e vet”.b) “Të dua si veten”.c) “Të dua siç do njeriu të afërmin e vet”.Gjuha e poezisë3 Përse autori përdor ndajfoljet egërsisht dhe dëshpërimisht për t’i thënë baltës të dua. Çfarë kuptimesh kanë këto ndajfolje dhe si mund të interpretohet vargu “Të dua egërsisht!/Dëshpërimisht!”?4 Përse balta konsiderohet si magjistare? Sinonim i fjalës magjistare është fjala çudibërëse. Komentoni këtë përzgjedhje të poetit.5 Flisni për llojin e strofave, vargut dhe rimës së poezisë. (Kujtoni: llojet e vargjeve përcaktohen nga numri i rrokjeve të tyre).6 Gjeni krahasimet që janë përdorur në këtë poezi. A i dëgjojmë shpesh këto krahasime në gjuhën e përditshme?Detyrë Shkruani një ese me temë “Të dua baltë shqiptare!”.Lexojmë115

