Page 119 - Demo
P. 119
Studim tekstiKuptojmë poezinë1 Përgjigjuni pyetjeve rreth poezisë:a) Camaj shpesh etiketohet si poet i malit. Në poezinë e mësipërme, a e justifikon një etiketim të tillë apo e thyen?b) Camaj është poeti, i cili gjithmonë ruan në poezinë e vet elementet e vendit të tij. Cilat janë këto elemente?c) Poeti beson në rendin e gjërave, që me kalimin e kohës krijojnë një ekuilibër. Në cilin prej vargjeve e shpreh Camaj besimin e tij se, në një moment, gjithçka do të jetë e qetë dhe do të pushojë?Analizojmë poezinë2 Nëpërmjet vargjeve: Ngjyra e grunit dhe e ullinit / t’u shihet në faqe e në bebëzat e synit, autori synon të tregojë:a) humbjen e identitetit të njeriut; b) identifikimin e njeriut me natyrën.3 Përcaktoni kohën për të cilën flet Camaj në këtë poezi.a) e tashmja b) e shkuara c) përjetësia 4 Camaj kërkon që gjërat të ndryshojnë dhe të gjendet qetësia e humbur. Si mendoni se gjendet ajo:a) koha të ecë me shpejtësi; b) koha të rrjedhë me qetësinë e asaj që është e pashmangshme.5 Gjeni kontrastet në poezinë e mësipërme. Detyrë Lexoni në klasë edhe poezi të tjera të Camajt dhe diskutoni për gjuhën që përdor në to.Zgjidhni dy nga nxënësit/et e klasës që recitojnë më bukur. Njëri/a prej tyre e lexon poezinë të plotë dhe gjithë të tjerët e dëgjojnë pa e ndërprerë.Nxënësi/ja tjetër e lexon poezinë pjesë-pjesë, duke u ndalur në vargjet që atij i pëlqejnë më shumë.Pas kësaj, diskutoni duke iu përgjigjur pyetjeve:Çfarë emocionesh ju zgjon kjo poezi?Cilat janë vargjet që ju bënë më shumë përshtypje? Pse?A do ta këshillonit për lexim këtë poezi?Kujt do t’ia këshillonit? Përse?Si mendoni, çfarë melodie mund të vendosej në sfond gjatë recitimit të kësaj poezie?BashkëbisedojmëLexojmë117

