Page 120 - Demo
P. 120


                                    Sulejman Krasniqi ka lindur në Hoçë të Vogël, të Rahovecit. Mësimet e para dhe ato të mesme i kreu në vendlindje. Për shkak të atdhedashurisë dhe pikëpamjeve të tij përparimtare, regjimi serb e burgosi. Për këtë arsye ai u vendos në Shqipëri, ku kreu studimet në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1981, ai u vlerësua me “Çmimin e Republikës” për librin që i kushtoi heroit Bajram Curri. Veprat e tij më të njohura janë: “Tri motra, tri histori”, “Në shpellën e banditëve”, “Qielli i përflakur”, “Mic Sokoli”, “Oso Kuka”, “Belbacakja”, “Rrëfimet e majorit”, “Rebeli i bajraqeve”, “Besëlidhja shqiptare” etj.Besëlidhja shqiptareFragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga drama historike “Besëlidhja shqiptare”. Në këtë dramë trajtohet një nga periudhat më tragjike të popullit shqiptar. Perandoria turke, e cila kishte shekuj që i mbante të pushtuara trojet shqiptare, po shkatërrohej. Në një situatë të tillë, rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare ndërmjet vendeve fqinje ishte shumë i madh. Të gjendur në këto kushte, shqiptarët bashkohen në mbrojtje të lirisë e të identitetit kombëtar, duke harruar çdolloj ndasie dhe konfliktesh personale. Në kuvend flasin udhëheqësit shpirtërorë të popullit, të cilët nëpërmjet bashkimit synojnë ta shpëtojnë atë nga fati tragjik që po përgatitej në kurriz të tij. Para leximitSYLA: (pas një pauze) Çdo shtëpi ka një të parë, edhe trualli një pleqnar! Fol, Abdyl Frashëri!NGA SALLA: Fol Abdyl Frashëri! Fol!ABDYLI: Fjalën time e thashë! Dy-tri ditë na ndajnë nga Kongresi i Berlinit! Asgjë të mirë, të gjitha të këqijat priten nga vendimet e atij Kongresi! Të lidhemi me besa-besë! Të vdesim duke luftuar, të mos rrojmë duke u zvarritur!YMERI: Të lumtë, Abdyl Frashëri!NGA SALLA: Të lidhemi me besa-besë! Të lidhemi me besa-besë!ABDYLI: (shkruesit) Gjon Thaçi!GJONI: Urdhëroni, Abdyl Frashëri!ABDYLI: Shkruaj! Njohja e kombit shqiptar si një dhe i pandarë! a) respektimi kundrejt tij i parimit të kombësisë në të gjitha drejtimet; b) ruajta e paprekshmërisë dhe e tërësisë së trojeve kombëtare shqiptare; c) bashkimi i tokave të Shqipërisë në vilajet të vetëm, siç ka qenë tërë jetën Shqipëria, me administratë shqiptare, me gjuhë shqipe e kryeqendrën e vet!PASHKO: Të hapen shkollat shqipe në qytet dhe në fshatra!MICI: (i ekzaltuar.) Ah, mor vëllezër, padishahu nuk njeh letra, nuk na jep me të mirë ato që kërkojmë! Fuqitë e Mëdha nuk duan të dëgjojnë fjalën tonë. Le të dëgjojnë krismën e armëve.Lexojmë118Tekste dramatike
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124