Page 121 - Demo
P. 121


                                    ABDYLI: Puna është të krijojmë Besëlidhjen Shqiptare! Do t’i vijë koha edhe asaj që thua ti, Mic! SYLA: Të hiqet nga fuqia ligji i Portës së Lartë, që ua ndalon shqiptarëve mbajtjen e armëve! Lidhja Shqiptare të ketë ushtrinë e vet!ZËRA: Kërkesë me vend!HAXHIU: Të pajtohen gjaqet!YMERI: Sa herë vatani është gjendur në rrezik, kanuni i gjaqeve ka pushuar së vepruari! Të shuhen hasmëritë midis fiseve, krahinave, katundeve, familjeve! Ky ka qenë dhe do të mbetet zakoni ynë i vërtetë!HAXHIU: Ç’thua, Xhemë Bungu? Burrërinë tënde duhet ta tregosh në këtë Kuvend! XHEMA: (Ngrihet i murrëtyer, flet kokulur.) Po nipit tim të vrarë nga Ngallicajt ende i kullojnë plagët, more trima! (Të gjithë shikojnë nga Xhemë Bungu)YMERI: Xhemë Bungu, përpara tridhjetë e nëntë vjetësh ti e zbraze pushkën e parë kundër Tanzimatit! Shkrepe edhe sot!XHEMA: Aih, burra! A bash tek unë qenka lidh nyja e gjaqeve, a?YMERI: Zgjidhe ti këtë nyje, Xhemë Bungu!HAXHIU: Falja, Xhemë Bungu!XHEMA: (Psherëtin) E rëndë qenka, bre burra! Fort ngushtë më keni zënë!SYLA: Bëje këtë për hir të vatanit, Xhemë Bungu!ABDYLI: Për hir të Shqipërisë, Xhemë Bungu!XHEMA: Ih, burra! Falë i qoftë gjaku i nipit tim!YMERI: Paç faqen e bardhë, Xhemë Bungu!(Në sallë dëgjohen pëshpërima.)(Cen Ngallicaj i afrohet Xhemës, qëndron kokulur.)CENI: Paç faqen e bardhë, Xhemë Bungu! Me punë të fisme e tregove se je më burrë se kushdo tjetër! (i zgjat koburen) Hë mbaje!XHEMA: (Refuzon duke shtyrë koburen me kurrizin e dorës.) Jo, mbaje, Cen Ngallica! T’u bëftë top për vatanin!CENI: Tetëdhjetë pushkët e fisit tim do të jenë luftëtarë të Besës shqiptare! Nuset dhe cucat e Ngallicajve le të jenë motrat e Bungëve. (Përqafohen)ABDYLI: Trima, të lidhemi me besa-besë!pleqnar – Ai që ishte zgjedhur në kryer të punëve të fshatit etj. vatan – atdhe.i murrëtyer – i vrenjtur.Tanzimat – emri i një reforme që ndërmori Perandoria Osmane dhe që pati pasoja negative mbi shqiptarët. FjalorLexojmë119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125