Page 122 - Demo
P. 122
Studim tekstiTeksti dramatik Gjinia dramatike përfshin brenda saj tragjedinë, komedinë dhe dramën. Drama është një lloj i veçantë letrar, më e afërt me tragjedinë sesa me komedinë, megjithatë, ajo nuk synon domosdo një stil të madhërishëm, as përfundim tragjik, domethënë vdekjen e heroit, si zgjidhje të vetme (siç ndodh në tragjedi). Dramat karakterizohen nga tensioni, pa synuar të shkaktojnë përkeqësim maksimal të fatit tragjik, duke ruajtur gjithsesi seriozitetin e duhur të veprës. Heroi i dramës është një individ, i cili e ndien thellësisht vuajtjen dhe lufton me gjithë shpirt për të zgjidhur problemet e mëdha të jetës. Teksti dramatik është i përbërë nga: dialogu, monologu dhe didaskalitë.Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit. Në ç’kohë dhe në ç’vend zhvillohet ngjarja e përshkruar në këtë pjesë?Cilat janë personazhet që marrin pjesë?Përse janë mbledhur këta njerëz së bashku?Cilat janë qëllimet e Besëlidhjes, që i shpreh Abdyl Frashëri?Po Pashko, cilën kërkesë shton? Çfarë i kërkohet Xhemë Bungut?Analizojmë tekstin 2 Cilat janë ngjarjet historike që përmenden në tekst? 3 Kush janë personazhet historike? Po ato të krijuara?4 Cilat janë tiparet që e karakterizojnë Abdyl Frashërin, duke u nisur nga ato që thotë në këtë skenë? 5 A mendoni se e ka të lehtë Xhema të bëjë atë që i kërkohet? Argumentoni përgjigjen.Interpretojmë tekstin 6 Pjesëtarët e kuvendit kërkojnë që në një situatë të tillë, të falen gjaqet, shqiptarët të mos vriten me njëri-tjetrin. Çfarë synon kjo kërkesë?7 Xhemë Bungu i refuzon koburen Cen Ngallicajt, të cilit i ka falur gjakun duke i thënë “Tu bëftë top për vatanin!”. Si e shpjegoni këtë veprim dhe këto fjalë?8 Çfarë dini rreth ngjarjes historike që përshkruhet në këtë skenë?Gjuha e tekstit 9 Dalloni në këtë pjesë didaskalitë nga fjalët e personazheve dhe shpjegoni rolin e tyre.10 Rilexoni pjesën ku përmendet disa herë fjalia: \çfarë sjell kjo përsëritje.DetyrëLuani pjesën në role.DidaskalitëNë studimet teatrale, didaskali konsiderohet çdo gjë e shkruar brenda një vepre dramatike që nuk thuhet drejtpërdrejt nga personazhet e dramës. Kuptimi i fjalës didaskali vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë mësim, udhëzim. Zakonisht didaskalitë shkruhen mes kllapash, ndërsa në këtë pjesë, autori ka përdorur edhe shkrimin e pjerrët.Lexojmë120

