Page 123 - Demo
P. 123
Molier (1622-1673) është pseudonimi letrar i Jean-Baptiste Poquelin. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë drejtoi një grup komedianësh shëtitës. Në vitin 1659 u vendos në Paris, ku i mbrojtur nga Luigji XIV, shkroi dhe shfaqi shumë komedi për të zbavitur oborrin mbretëror dhe publikun parisian. Disa nga veprat e tij kryesore janë: “Shkolla e grave”, “Don Zhuani”, “Mizantropi”, “Koprraci”, “Tartufi”, “Borgjezi fisnik” etj. Molieri konsiderohet model në krijimin e komedive të karakterit dhe të zakoneve njerëzore. I sëmuri për mend“I sëmuri për mend” është komedia e fundit e Molierit, të cilën e vuri në skenë më 1673. Ai vdiq mbas shfaqjes së katërt të kësaj komedie. Në qendër të kësaj komedie është Argani, një njeri i pasur që megjithëse me shëndet te mirë, jeton me frikën e sëmundjeve. Ai është i rrethuar nga mjekë sharlatanë, të paaftë, por edhe mashtrues e përfitues. Ata e kanë kuptuar maninë e Arganit për shëndetin dhe i japin atij mjekime pa fund, të shoqëruara me fatura të majme. Sëmundjet imagjinare e tjetërsojnë karakterin e Arganit, duke e shndërruar në një skllav të mjekëve dhe të farmacistëve. Duke vendosur sëmundjet në qendër të gjithçkaje, ai humb çdo lidhje me realitetin dhe u kundërvihet edhe vajzave të tij. Dashuria e vëllait të tij, Beraldit dhe e shërbëtores besnike Tuaneta, do ta ndihmojnë që të lirohet nga frika e tij, nga mjekët, dhe të kuptojë cilët janë njerëzit që e duan vërtet. Para leximitSKENA VIIARGANI, BERALDI, TUANETATUANETA – (Arganit) Zotëri, ka ardhur një mjek dhe kërkon të takohet me ju.ARGANI – Cili është ai mjek?TUANETA – Një mjek i mjekësisë.ARGANI – Cili është, të pyes?TUANETA – Ku e njoh unë, po më ngjet aq shumë mua, sa sikur më ke prerë kokën e ia ke vënë atij.ARGANI – Pa thuaji të vijë, moj, thuaji të vijë!(Tuaneta del të vishet me një bluzë mjeku)[...]SKENA XIIIARGANI, BERALDI, TUANETA si mjek ...TUANETA – Më falni, zotëri, që u vonova pak!ARGANI – (Me zë të ulët, Beraldit) Epo, një mrekulli është kjo!TUANETA – Ju lutem të mos ma merrni për të keq, zotëri, kureshtjen që më shtyu të shoh një të sëmurë kaq të dëgjuar, siç jeni ju dhe besoj se, meqë jeni i famshëm, do të më falni për guximin që mora.ARGANI – Ju jam shumë mirënjohës, zotëri.Lexojmë121Tekste dramatike

