Page 124 - Demo
P. 124


                                    TUANETA – E shoh se po më vështroni me vëmendje të madhe, zotëri, sa vjeç besoni të jem?ARGANI – Besoj se mund të jeni shumë-shumë njëzet e gjashtë, njëzet e shtatë vjeç.TUANETA – Ha! Ha! Ha! Ha! Jam plot nëntëdhjetë vjeç.ARGANI – Nëntëdhjetë vjeç?!TUANETA – Po, po, nëntëdhjetë vjeç. E shikoni se sa të freskët e të fuqishëm më kanë mbajtur të fshehtat e mjekësisë që i di vetëm unë?ARGANI – Për besë, ja një plak i bukur nëntëdhjetë vjeç që duket fare i ri.TUANETA – Unë jam një mjek shëtitës, që shkoj qytet më qytet, krahinë më krahinë, mbretëri më mbretëri, që të gjej punë të mëdha për zotësinë time, të sëmurë që meritojnë të merrem me ta, te të cilët të mund të ushtroj të fshehtat e mëdha e të bukura që kam zbuluar në mjekësi. Unë as që pranoj të merrem me ato sëmundjet e zakonshme dhe pa rëndësi, siç janë reumatizmat dhe artritet, ethet dhe dhembjet e kokës e një tog gjërash të tilla të vogla. Unë dua të kem të bëj me sëmundje të rëndësishme, me ethe të forta e të paprera që shkaktojnë tronditje në tru, me ethe skarlatine, me murtajën, me hidropizi të rënda, me plevite të forta, me pneumoni; këto më pëlqejnë mua, në këto sëmundje e tregoj zotësinë time; dhe do të desha, zotëri, t’i kishit të gjitha këto sëmundje që përmenda, të ishit braktisur, nga të gjithë mjekët, pa shpresë shërimi, në agoni, që t’ju tregoja se sa i shkëlqyer është mjekimi im dhe sa më pëlqen t’ju mjekoj.ARGANI – Ju falem nderit shumë, zotëri, që silleni kaq mirë me mua.TUANETA – Më jepni dorën t’ju shoh pulsin. Hajde! Rri mirë, të thashë, se nuk shkojnë nazet tek unë! More, po ky puls paska luajtur mendsh! Duket që nuk më njeh akoma. Cili është mjeku juaj?ARGANI – Zoti Pyrgon.TUANETA – Ky njeri nuk është në listën e njerëzve të mëdhenj! Epo, ç’thotë ai, ç’sëmundje të ka gjetur?ARGANI – Ai thotë se vuaj nga mëlçia e zezë, kurse të tjerët thonë nga shpretka.TUANETA – Ata nuk marrin erë fare nga mjekësia, ju vuani nga mushkëritë.ARGANI – Nga mushkëritë?TUANETA – Pooo. Pa më thoni, çfarë ndieni?ARGANI – Kohë më kohë, ndjej një dhembje në kokë.TUANETA– Tamam, mushkëritë.ARGANI – Nganjëherë, më duket sikur më kanë zënë perde sytë.TUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Herë-herë, ndiej dhembje këtu, në zemër.KomediaKomedia është lloj i gjinisë dramatike, ku përqeshen, goditen dhe vihen në lojë veset e të metat njerëzore e shoqërore. Përmes ironisë dhe sarkazmit goditen dukuritë e shëmtuara: mendjemadhësia, lakmia, etja për pushtet, paturpësia, marrëzia etj. Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhimbje, me vdekjen e personazhit, komedia zakonisht, mbaron në mënyrë të gëzueshme. Kur komedia kritikon dukuri ose karaktere duke i përqeshur keq dhe duke i dënuar rreptë, kemi satirë. Kur ndaj dobësive dhe të metave njerëzore flitet me mirëkuptim dhe pa dëshirë që t’i dënojë, kemi të bëjmë me humor. Në disa raste, komikja dhe satira ngrihen në një nivel të tillë, ku karakteret e caktuara jepen me një formë shumë të shtrembëruar, të shëmtuar, aq sa komikja ecën midis së qeshurës e seriozes. Në këtë rast kemi të bëjmë me groteskun.Lexojmë122Tekste dramatike
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128