Page 125 - Demo
P. 125
TUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Nganjëherë, sikur më këputen këmbë e duar.TUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Ka raste që më dhemb aq shumë barku, sikur kam kolit.TUANETA – Mushkëritë. Keni oreks, apo jo?ARGANI – Po, zotëri.TUANETA – Mushkëritë. Ju pëlqen të pini nga pak verë?ARGANI – Po, zotëri!TUANETA – Mushkëritë. A nuk dremitni nga pak, pasi hani bukë, dhe a nuk ju pëlqen të flini?ARGANI – Po, zotëri.TUANETA – Mushkëritë, mushkëritë ju thashë. Po mjeku ç’ju ka këshilluar të hani?ARGANI – Më ka këshilluar të ha supë.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Mish pule.[...]ARGANI – Vezë të freskëta.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Dhe në mbrëmje, më ka thënë, të ha kumbulla të thata, që të lahen mirë zorrët.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Po më ka këshilluar sidomos që verën ta pi gjysmë përgjysmë me ujë.TUANETA – Injorantus, injoranta, injorantum! Verën ju duhet ta pini pa ujë fare dhe, që t’ju trashet pak gjaku, sepse e keni shumë të hollë, duhet të hani mish lope, mish derri të trashë, djathë Holande, bollgur, pilaf, gështenja, ëmbëlsira, që t’ju mpikset e t’ju trashet gjaku. Mjeku juaj është budalla. Do t’jua dërgoj unë mjekun që ju duhet juve. Le që, sa kohë që të jem unë në këtë qytet, do të vij t’ju shoh vetë herë pas here.ARGANI – Nuk e di se si do të mund t’jua shpërblej.TUANETA – Po këtë krah, ç’e doni që ma mbani?ARGANI – Si?TUANETA – Po të isha në vend tuaj, do ta kisha prerë menjëherë atë krah.ARGANI – E pse?TUANETA – Nuk e shikoni se si ai ia merr gjithë ushqimin krahut tjetër?ARGANI– E shoh, e shoh, po mua më duhet krahu.TUANETA – Po atë synë e djathtë, pse nuk e nxirrni? Unë, të isha si ju, do ta kisha nxjerrë me kohë.ARGANI – Të nxjerr synë?TUANETA – Nuk e dini se ai nuk e lë të shohë mirë këtë tjetrin dhe i rrëmben gjithë ushqimin? Besomëni mua, nxirreni sa më parë, se do të shihni shumë më kthjellët me syrin e majtë.Lexojmë123

