Page 126 - Demo
P. 126


                                    Studim tekstiARGANI – Nuk na nxiton gjë për atë punë.TUANETA – Tungjatjeta, më vjen keq që po ju lë, po duhet të shkoj në një konsultë të madhe mjekësh, që do të bëhet për një njeri që vdiq dje.ARGANI – Për një njeri që vdiq dje?TUANETA – Po, po, të shohim se ç’duhej t’i qe bërë që të shërohej. Tungjatjeta!ARGANI– Më falni, zotëri, ju e dini se të sëmurët nuk janë në gjendje t’i përcjellin ata që vijnë i shohin.Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Në këtë skenë vjen një mjek i panjohur për Arganin. Kush e prezanton atë para tij?Ç’lojë ka përgatitur Tuaneta për zotërinë e saj?A vëren Argani ndonjë lidhje mes Tuanetës dhe mjekut të sapoardhur? Pse nuk është në gjendje të kuptojë që bëhet fjalë për të njëjtin person?Sipas mjekut të sapoardhur, cili organ i trupit të Arganit ishte i sëmurë? Çfarë këshillash “mjekësore” i jep Arganit ai? A i jep ndonjë ilaç? Zbuloni shkaqet pse Argani shfaqet aq i çuditur dhe i frikësuar pas largimit të mjekut të rremë. Analizojmë tekstin 2 Renditni emrat e personazheve në fragment. Cili prej personazheve ka vetëm një rol? 3 Analizoni sjelljen e Arganit dhe mënyrën se si është tjetërsuar prej fiksimit të tij nga sëmundjet.4 Tuaneta, e maskuar si mjek, shqipton fjalët “Injorantus, injoranta, injorantum!”. Pse hiqet ajo sikur po flet në latinishte? 5 Gjeni në tekst momentin kur Argani frikësohet, gjë që e bën t’i thërrasë mendjes, duke e bërë lexuesin/en sa të qeshë, aq edhe të trishtohet për të.6 Tuaneta e maskuar si mjek e quan zotërinë e saj “të sëmurë kaq të dëgjuar” dhe “të famshëm”. Cilat janë arsyet?7 Pse Tuaneta krijoi një skenë të tillë? A filloi të dyshonte Argani për vërtetësinë e atyre që thonë mjekët?Gjuha e tekstit 8 Pasi ta keni lexuar disa herë tekstin me kujdes, gjeni situatat, batutat, veprimet, të cilat krijojnë humor dhe çtensionojnë situatën, që Argani e paraqet si dramatike.9 Batutat që ata shkëmbejnë me njëri-tjetrin, janë të gjata apo të shkurtra? Çfarë tregon kjo në lidhje me ritmin e ngjarjeve?Detyrë Luajeni në klasë komedinë në role.Lexojmë124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130