Page 127 - Demo
P. 127


                                    J. K. Rowling (1965), shkrimtare dhe skenariste. Është autorja e serisë së librave “Harry Potter”, e dashur dhe e vlerësuar në të gjithë botën për librat e saj për fëmijë. Vepra “Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden” është një ndër veprat shoqëruese të serisë së Herri Poterit, që përshkruan krijesat magjike që gjenden në universin e Herri Poterit. Kjo vepër përmendet si një ndër tekstet e shkollës së magjisë të vetë Herrit. Skenari i kësaj vepre është bërë edhe film. Krijesat e pazakontaEksploruesi dhe magjizoologu Njut Skamandër sapo ka mbërritur në Nju Jork, pas një udhëtimi rreth botës në kërkim të krijesave magjike më të rralla dhe të pazakonta. Por kur valixhja e tij magjike hapet gabimisht nga Xhejkob Kovalski, disa nga kafshët fantastike të Njutit arratisen nëpër qytet dhe telashet nisin për të gjithë. Xhejkobi është një veteran (dhe jomagj), i cili dëshiron të hapë një furrë buke dhe ëmbëltore. Një nga kafshët magjike e kafshon Xhejkobin në qafë. Tina Golldstin, një shtrigë e re, ish-punonjëse në ministrinë e magjisë të ShBA-së, përpiqet që t’i vijë në ndihmë Njutit për të ndrequr rrëmujën e krijuar. Tina i merr në shtëpinë e saj Xhejkobin dhe Njutin, të cilët aty takojnë Kuini Golldstinin, motrën e bukur dhe të paturpshme të Tinës, e aftë të lexojë mendimet.Para leximitSKENA 39Jashtë. Rrugë me ndërtesa ngjyrë tulle; pak çaste më pas – muzg.TINA dhe NJUTI ecin duke e mbajtur XHEJKOBIN nga të dyja anët, që të mos bjerë.TINA:Kthehu këtu në të djathtë...XHEJKOBI lëshon herë pas here tinguj dhe zhurma sikur nga çasti në çast do t’i plasë e vjella. Duket qartë se kafshimi që mori në qafë po fillon t’i shfaqë efektet gjithnjë e më shumë.Me të marrë kthesën, TINA i detyron të fshihen pas një kamioni të madh. Prej këndej, ajo përgjon një nga shtëpitë në anën tjetër të rrugës. TINA:Përpara se të hyjmë, duhet ta dini se nuk më lejohet të fus meshkuj në shtëpi. NJUTI:Meqë qenka kështu, unë dhe zoti Kovalsi e kemi shumë të thjeshtë të kërkojmë një vend tjetër për të fjetur...Lexojmë125Tekste dramatike
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131