Page 129 - Demo
P. 129


                                    hekuri punon vetë, ndërsa pranë zjarrit një varëse rrobash lëkundet mbi këmbët e saj të drunjta, ku janë duke u tharë disa të brendshme.Përreth ka revista të shpërndara: “Miku i magjistares”, “Magjistarja moderne” dhe “Shndërrimi Sot”.KUINI, një vajzë bionde, ndoshta vajza më e bukur shtrigë, e veshur me një këmishë nate prej mëndafshi, është duke parë se si po qepet vetvetiu një fustan i vendosur në një manekin rrobaqepësi. XHEJKOBI mbetet pa mend.NJUTI as që i vë re të gjitha këto që po e mahnitin XHEJKOBIN. Ai pret me padurim sa të largohet. Kokën e mban vjedhurazi nga dritarja.KUINI:Tina... Hëm, ke filluar të sjellësh meshkuj në shtëpi?TINA:Zotërinj, kjo është motra ime.Them se duhet të hedhësh diçka krahëve, si thua Kuin?KUINI:(aspak e shqetësuar)Oh, sigurisht.KUINI e kalon shkopin e saj magjik mbi manekin dhe fustani përnjëherë rrëshqet deri te trupi i saj. XHEJKOBIT i ikën truri. TINA, e bezdisur fillon të rregullojë shtëpinë.KUINI:Kush janë këta pra?TINA:Ky është z. Skamandër. Ka bërë një shkelje të rëndë të Statutit Kombëtar të Fshehtësisë.KUINI:(i bën shumë përshtypje)Uaa, domethënë qenka një kriminel?TINA:Ëhë. Dhe tjetri është zoti Kovalski. Ai është një jomagj. KUINI:(papritur e shqetësuar)Një jomagj? Tin, çfarë je duke kurdisurkështu?TINA:Është sëmurë. Histori e gjatë. Zotit Skamandër i ka humbur diçka dhe unë po e ndihmoj që ta gjejë.Lexojmë127
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133