Page 13 - Demo
P. 13
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni mitin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. a) Çfarë fatkeqësie u kishte rënë në kokë tebanëve dhe mbretit të tyre Kreont?b) Ku qëndronte Sfinksi dhe çfarë u kërkonte udhëtarëve?c) Cili do të ishte fati i Sfinksit, nëse zgjidhej enigma?ç) Kush e gjeti përgjigjen e saktë të enigmës dhe a e mbajti fjalën Kreonti? d) Çfarë shpërblimi mori ai që zgjidhi enigmën e Sfinksit?2 Nga vinte gjarpri i legjendës së Syrit të Kaltër? Cilat ishin dëmet që u shkaktonte njerëzve?3 Cili është problemi i personazhit kryesor të fabulës? Çfarë zgjidhjeje i propozohet?4 Në cilin prej këtyre teksteve flitet për një vend gjeografik të identifikueshëm?5 Çfarë pasoje ka lënë deri më sot ajo që i ndodhi gjarprit të frikshëm? Analizojmë tekstin 6 Bëni përshkrimin e Sfinksit dhe dalloni tri elementet që shkrihen në një, në figurën e Sfinksit.7 Çfarë cilësish tregoi heroi i mitit, Edipi, përballë Sfinksit, përbindëshit të frikshëm?8 Cilat nga veprimet e jashtëzakonshme tregojnë si u krijua Syri i Kaltër?9 Pasi të keni lexuar fabulën, gjeni mesazhin ose mesazhet që përcjell ajo.10 Në disa prej krijimeve të mësipërme, janë të pranishme kafshë dhe shpendë, të cilat kryejnë veprime të pazakonta. Diskutoni rreth këtyre veprimeve dhe pamundësisë që ato të jenë të pranishme në krijime me natyrë të ndryshme nga miti, përralla, fabula dhe legjenda. Gjuha e tekstit 11 Shënoni me alternativat e sakta që karakterizojnë gjuhën e krijimeve popullore.gjuhë e thjeshtë situata fantastike gjuhë e ndërlikuar fjali të gjata përsëritja e fjalëve situata që synojnë një moral të caktuar fjali të shkurtra 12 Gjeni një krahasim në legjendën e mësipërme dhe analizoni në klasë të dyja anët e krahasimit. DetyrëGjeni në internet informacione dhe imazhe se si e përfytyronin figurën e Sfinksit në mitologji. Syri i Kaltër është shpallur monument natyror. Pse? Përshkruani bukurinë e tij. Me ndihmën e prindërve, gjeni ndonjë legjendë tjetër që rrëfen për Syrin e Kaltër. Krahasojeni me legjendën e dhënë në libër. Lexojmë11

