Page 130 - Demo
P. 130
XHEJKOBIT i merren këmbët. Është i mbytur në djersë dhe me një çehre të keqe. KUINI nxiton drejt tij, po ashtu edhe TINA. Të dyja të shqetësuara mundohen ta ndihmojnë.KUINI:(ndërkohë që XHEJKOBI lëshohet prapa një divani)Duhet të ulesh, zemër.(duke i lexuar mendimet) S’ka vënë gjë në gojë gjithë ditën.Dhe...(duke i lexuar mendimet)Oh! Ç’gjë e shëmtuar!(duke i lexuar mendimet)Nuk i dhanë para për të hapur pastiçerinë e tij. Jeni një pastiçier?Mua më pëlqen shumë të gatuaj.NJUTI vështron KUININ që prej vendit ku po qëndron pranë dritares. Duke dëgjuar bisedën, i zgjohet kureshtja shkencore. NJUTI:Qenke një Leximagje? KUINI:Mh-hm, po... Por kam pasur gjithmonë probleme me ju... britanikët, për shkak të theksit.XHEJKOBI:(duke filluar të kuptojë, i tronditur)Ju mund ta lexoni... mendjen?KUINI:Oh... mos u shqetëso, i dashur. Shumica e meshkujve kështu mendojnë, kur më shohin për herë të parë.KUINI lëviz me shaka shkopin drejt XHEJKOBIT. KUINI:Por tani ju duhet të hani. NJUTI sheh jashtë dritares dhe dallon Billiuigin. NJUTI është i shqetësuar dhe i paduruar për të gjetur kafshët e tij. TINA dhe KUINI nisin të gatuajnë në kuzhinë. Përbërësit fluturojnë jashtë rafteve dhe KUINI me magji i shndërron në ushqim – karotat e mollët qërohen vetë, petët hapen vetvetiu dhe tigani vihet vetë në zjarr. KUINI:(TINËS):Prapë hotdog do të hash?jomagj – njeri që nuk bën ose nuk merret me magji; jomagjistar. hotdog – salsiçe e skuqur, e vendosur brenda një panineje. kurdis – bëj që të fillojë një punë a një veprim; thur kundër dikujt intriga, një komplot etj.leximagje – magjistare që lexon mendjet e të tjerëve. FjalorLexojmë128

