Page 131 - Demo
P. 131


                                    TINA:Mos ma lexo mendjen.KUINI:Nuk është ushqim shumë i shëndetshëm.TINA drejton shkopin nga raftet e kuzhinës. Pjatat, takëmet e ndryshme dhe gotat dalin fluturimthi dhe me një goditje të shkopit magjik, vendosen mbi tavolinë. XHEJKOBI, edhe i mahnitur edhe i frikësuar, afrohet në tavolinë duke u lëkundur. PAMJE e NJUTIT, i cili e ka vendosur dorën mbi dorezën e derës.KUINI:(me çiltërsi)Ej, Zoti Skamandër, preferon tortë apo strudel?Të gjithë shohin NJUTIN i cili, i zënë ngushtë, heq dorën nga doreza e derës. NJUTI:Çfarë të duash. TINA shikon ngultas NJUTIN. Ajo duket agresive, por edhe e zhgënjyer dhe e fyer njëkohësisht. XHEJKOBI është rehatuar në tavolinë dhe po fut pecetën në jakën e këmishës.KUINI:(duke i lexuar mendimet XHEJKOBIT)Ju besoj se dëshironi strudel, apo jo i dashur? Pra për ju, strudel!XHEJKOBI pohon me kokë, i entuziazmuar, KUINI, e lumtur, ia kthen me buzëqeshje. Me një goditje të shkopit KUINI nxjerr fluturimthi në ajër rrushin e thatë, mollët dhe petët. Përbërësit pleksen me kujdes në formën e një cilindri dhe nisin të piqen vetë aty ku janë, madje me forma zbukuruese, dhe më në fund spërkaten me sheqer pluhur. XHEJKOBImerr frymë thellë, i kënaqur. Ndodhet në parajsë!TINA ndez qirinjtë mbi tavolinë. Darka është gati!PAMJE E NGUSHTË, brenda në xhepin e NJUTIT. Dëgjohet një angullimë e lehtë dhe më pas shfaqet koka kureshtare e PIKITIT. TINA:Epo, zoti Skamandër ejani uluni, ju lutem. Nuk do t’ju helmojmë. NJUTIT, ende pranë derës së jashtme, sikur po i pëlqen ambienti i krijuar brenda. XHEJKOBI e sheh shtrembër dhe i bën shenjë me lezet që të ulet në tavolinë bashkë me të tjerët. agresive – sulmuese dhe armiqësore.angullimë – kuisja e qenit apo e ujkut; ulërimë e përvajshme.pleks – përziej.strudel – pastë me peta me mbushje të ëmbël.takëm – tërësia e sendeve, e pajisjeve etj., që shërbejnë për të njëjtën gjë.FjalorLexojmë129
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135