Page 132 - Demo
P. 132


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Në çfarë kohe të ditës zhvillohen ngjarjet? b) Çfarë shqetësimi ka Xhejkobi?c) Ku e dërgojnë atë Njuti dhe Tina? ç) Kush flet e para, kur hyjnë për në apartamentin e Golldstinëve?d) Me kë jeton Tina në apartamentin e saj? A është ajo një jomagje?dh) Si është banesa e Tinës dhe Kuinit?e) Cilët janë përbërësit që duhen për të gatuar strudelin?ë) Me çfarë mjeti i bëjnë magjitë Tina dhe Kuini?Analizojmë tekstin2 Gjeni në tekst fragmentet ku tregohet se është e pazakontë që në shtëpinë e Tinës dhe Kuinit të vijnë burra.3 Si e kupton Kuini që Xhejkobi është i uritur?4 Cilat janë disa nga objektet magjike që gjenden në apartamentin e Tinës dhe Kuinit?5 Përmendni disa veprime të pazakonta që ndodhin në apartamentin e motrave magjistare. Interpretojmë tekstin6 A mund ta lexojë me lehtësi Kuini mendjen e një britaniku si Njuti?7 Çfarë kanë të përbashkët Kuini dhe Xhejkobi?8 Si shtrohet tryeza dhe si gatuhet ushqimi me anë të magjisë?9 Cila është ajo pjesë në tekst që tregon se veprimtaria dhe bota e magjisë rregullohet me ligj dhe rregullore?10 Çfarë mendoni se është krijesa që angullin? Kafshë shtëpiake, shpend apo kafshë magjike?Gjuha e tekstit11 Gjeni në tekst dy shprehje që tregojnë habinë e madhe të Xhejkobit me atë që sheh në apartamentin e motrave magjistare. 12 Vështroni didaskalitë që përmban teksti. A do të ishte i plotë kuptimi i dialogëve, nëse nuk do të jepeshin didaskalitë? DetyrëLexoni ose luani me role pjesën e mësipërme, duke përdorur kostumet dhe skenografinë e nevojshme. Lexojmë130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136