Page 133 - Demo
P. 133


                                    Eskili lindi në Eleuzinë, një fshat afër Athinës, rreth vitit 525 p.e.s. Ai është konsideruar si babai i tragjedisë antike, si dhe është quajtur poet i së drejtës. Eskili ka shkruar rreth 80 apo 90 tragjedi. Janë ruajtur të plota: “Lutëset”, “Persët”, “Të shtatë kundër Tebës” dhe “Agamemnoni”, “Koeforet”, “Eumenidet” që janë pjesë përbërëse të trilogjisë “Orestia”. Tragjedia “Prometeu i mbërthyer” është vepër madhështore me temë nga mitologjia greke. Është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e së cilës “Prometeu zjarrsjellës” dhe “Prometeu i çliruar” nuk janë ruajtur.Dhe hesht, veç hesht! Nevojë ju nuk keniqë t'ju tregoj. Çdo gjë e dini vetë.Tani do t’ju rrëfej veç për mjerimete njerëzve të shkretë. Si çiliminjdikur nga mendja qenë dhe i bëratë mençur. Nuk po flas për t’i poshtëruartë mjerët njerëz, jo, por që ta dini ç'dhuratë të vyer atyre u kam bërë. Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin,i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,të turbullta, të mjera zvarriteshinnga njëri brez, në tjetrin. S’linin gjë pa ngatërruar. Nuk dinin as shtëpi qerpiçi të ndërtonin, se punimine drurit nuk e njihnin. Nëpër shpella,nën dhè, ku s’futej dielli kurrë dergjeshinsi milingonat. Nuk i njihnin shenjatqë stinët i dallojnë në mes tyre:as dimrin e acartë, as pranverënplot lule, as edhe verën frutaplotë. Kështu dikonin djersën kot më kot,Prometeu i mbërthyer Prometeu, duke parë gjendjen e mjeruar në të cilën jetonin njerëzit, vodhi nga Olimpi zjarrin dhe jeta e tyre ndryshoi shumë. Ai u mësoi njerëzve edhe shumë njohuri shkencore, përmes të cilave ata e njohën më mirë natyrën dhe u përshtatën me të. Zeusi u zemërua që Prometeu kishte bërë diçka fshehurazi atij, por ai ishte më tepër i zemëruar ngaqë Prometeu, i cili kishte dhuntinë të shihte të ardhmen, nuk i tregonte një të fshehtë të madhe: kush do të ishte ai që do ta rrëzonte nga froni? Ai urdhëroi që ta mbërthenin Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë. Para leximitLexojmë131Tekste dramatike
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137