Page 134 - Demo
P. 134


                                    gjersa i pari u tregova lindjen dhe perëndimin e yjeve, numrat,që janë shkenc’ e shkencave, i shpikapër ta. U dhashë shkronjat, të renditurapas radhës, duke u forcuar kujtesën, që është mëma e të gjitha muzave!I pari unë vura kafshët e egra në zgjedhë, i mësova si ngarkesatë mbajnë dhe si t’u shërbejnë njerëzve,nga punët e rënda duke i shpëtuar. Dhe kuajt i zbuta e nën frè i vurapër të tërhequr karrot që luks janëpër pasunarët. Jo, askush veç mejenuk i ka shpikur lundrat krahëliraqë çajnë detin me vërtik. Medet! Sa shpikje të dobishme bëra unë për njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjetpër të shpëtuar nga ky kob i madh!KORI Mjerim i madh të paska rën’ në kokëdhe s’di të gjesh aspak shpëtim për veten.Si mjeku që kur vet’ e zë sëmundja, nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.PROMETEU Dëgjo më tej dhe fort do të çuditeshsa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.Më e madhja është kjo: kur nga sëmundjettë shkretët njerëz vuanin, kur as barna,as lëngje për të pirë, as përzierjepër t’u fërkuar nuk kishin që të hiqninsëmundjet dhe lëngonin dhe vdisninkrejt pa mjekim, atyre u tregova mënyrat, lëngjet se si t’i përziejnëdhe t’i përdorin kundër çdo lëngate. U kam shpjeguar si të parashikojnëatë që vjen dhe cilat ëndrra daline cilat s’dalin, fjalët që të yshtin; dikoj – derdh, buron.lëngatë – vuajtje të mëdha. muzat - ishin vajzat e Zeusit. Ato ishin nëntë dhe mbronin degë të ndryshme të artit dhe të diturisë. Moirat - tri hyjnesha, që kishin në dorë fatin e njerëzve dhe të vetë perëndive. Në dritën e një llambe ato endnin në heshtje fillin e fatit të njeriut.Erinitë - hyjnesha të hakmarrjes.FjalorLexojmë132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138