Page 135 - Demo
P. 135
kuptimin e shenjave që shikonnjë udhëtar kur ecën rrugës dhe si dallojnë fluturimin e mbarë nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenjme kthetra. U shpjegova tërë huqete zogjve, si ushqehen, armiqësohendhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa. (...) Të gjith’ oguret, që tregojnë flaka,e zjarri dhe që fare s’i kuptoninmë parë, ua shpjegova un’ atyre. Po arin, bakrin, hekurin, argjendin dhe gjithë zejet e dobishme kush veç meje mund të thotë se i nxori nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve?Askush nuk mund të thotë, po nuk deshtë mburret krejt pa turp. T’i bie më shkurt,të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzite vdekshëm i mësuan nga Prometeu.KORI Sa shumë njerëzit i ke ndihmuar! Tani nga gjëma veten e shpëto! Kam shpres’ se kur nga prangat të çlirohesh, me Zeusin vet’ do matesh në fuqi.PROMETEU Oh, fat’ plotfuqishëm s’ka caktuarnga prangat e mallkuara të çlirohemmë parë se ky trup e shpirt nga mijamundime e tortura të robtohet.Se mendja kurrë s’matet dot me fatin.KORI Po fatin, cila forcë e drejton? PROMETEU Tri Moirat dhe Eriniet që s’harrojnë.KORI M’i dobët është Zeusi se ato? PROMETEU As Zeusi s’i shpëton dot fatit të tij.Kalimi nga një tekst dramatik në vënien e tij në skenë Pasi keni zgjedhur dramën që do të vini në skenë, vendosni nëse do të vini gjithë tekstin apo vetëm një pjesë të tij.Duke u nisur edhe nga talenti i tyre, nxënësit/etdo të ndahen në grupe:– grupi i aktorëve;– grupi i regjisë. Një ose dy nxënës që do të kujdesen për provat, për koordinimin e veprimeve mes aktorëve etj.; – grupi i skenografisë (duhet të krijohet një ambient i përshtatshëm për subjektin); – grupi i kostumografisë (aktorët duhet të vishen si personazhet e tyre);– ata që do të kujdeset për ndriçimin (herë është natë e herë është ditë, herë është diell e herë është furtunë). Duhet të krijohet atmosferë e përshtatshme; – ata që do të kujdesen për muzikën (shpesh ka nevojë për muzikë në sfond); – ata që do të kujdesen për koreografinë (mund të ndodhë që të ketë pjesë me kërcim të ndërthurura). Çdo element është njësoj i rëndësishëm për të realizuar një teatër të bukur. Provat përfundimtare janë momenti ku të gjitha këto elemente, si: loja e aktorëve, skena, muzika, ndriçimi, kërcimi, bashkohen në një.Lexojmë133

