Page 136 - Demo
P. 136
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Në mitologjinë greke, miti i Prometeut është shumë i njohur. Çfarë keni dëgjuar rreth Prometeut? 2 Çfarë e dallon Prometeun nga të gjitha perënditë e tjera? Analizojmë tekstin 3 Në antikitet, grekët e lashtë, besonin se fati ishte fuqia që qëndronte mbi gjithçka, mbi vetë hyjnitë. Gjeni në tekst vargjet ku flitet për fatin dhe forcën e tij. 4 Cilat janë karakteristikat që e bëjnë Prometeun një hero me përmasa madhështore? 5 Interpretoni Fjalët e Prometeut: “Dhe hesht, veç hesht!”. Si e interpretoni heshtjen e Prometeut: si përulje, si kokëfortësi apo si siguri se do të vijë dita e shpagimit për vuajtjet e tij?6 Prometeu dhe Zeusi janë të dy perëndi, por shumë të ndryshme. Çfarë simbolizon Zeusi, parë në dritën e veprimeve të tij; ai po dënon një perëndi dhe një ish-mikun e tij? Gjuha e tekstit 7 Gjeni krahasimin e zgjatur (similitudën) në strofën e mëposhtme dhe shpjegoni ndërtimin e tij.Mjerim i madh të paska rën’ në kokëdhe s’di të gjesh aspak shpëtim për veten.Si mjeku që kur vet’ e zë sëmundja, nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.8 Fjalët e korit janë me nuanca asnjanëse. Ndërgjegjja e kujt fshihet pas fjalëve të tij? DetyrëMitologjia greke është e mbushur me heronj me fate të paracaktuara. A mund të përmendni edhe raste të tjera të figurave mitologjike që vuajnë pasojat e fatit të pashmangshëm?KORI Më thuaj, për Zeusin fati ç’ka caktuar, përveç sundimit që s’do sosë kurrë? PROMETEU Nuk e them dot, prandaj mos pyesni kot. KORI E shoh se një të fshehtë të madhe ke. PROMETEU S’ka ardhur ende koha që ta them. Lexojmë134

