Page 138 - Demo
P. 138
Jusuf Gërvalla (1943-1982), veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Shkollën e lartë e kreu në Prishtinë e Lubjanë dhe më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Shquhet për veprimtaritë e tij atdhetare dhe për veprat e spikatura letrare e poetike. U nda nga jeta si pasojë e një atentati të organizuar nga shërbimi sekret jugosllav gjatë kohës kur ishte në Gjermani, pasi kishte fituar azil politik. Nanë e dashtun!Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s’ka qysh bahet ma kollaj. Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë! Sot, në vjeshtën e kësaj rruge, kur s’po kemi qysh me i dhanë gjevap bereqetit kaq të pasun, farën e të cilit e kemi mbjellë vetë, kush lodhet i pari mundet me thonë: a vyen me luftue për nder, tuj i ngarkue vetit kaq të liga në shpindë?!Unë, besoj, nanë, se ti nuk je ajo që thotë kështu. Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha. Unë besoj se ti nuk je lodhë. Rruga jonë, mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq. Kur i kujtoj këto, më del se ti, në vend se të mërzitesh, duhet të gëzohesh e të përtërihesh. Ma në fund, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna evatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet.Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam të fjetun. Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë. As bora, as ngricat e mëdha nuk të kanë ba kurrë shejë.Pse, pra, dridhesh aq fort prej lagshte e prej bryme?Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të gjevap – përgjigje. bereqet – fryt, dobi; vlerë.vyen – vlen.vatan – atdhe. kukat – nxjerr një zë vajtues (për qyqen). fërfllazë – reshje shiu a bore, të shoqëruara me erëra të forta.bile – madje.bash – pikërisht.tretdhe – vend shumë i largët, humbëtirë.krejni – krenari.me u shpërndrrue – me u këmbye, me has.Nanë e dashtun!Kjo është një letër që atdhetari, poeti, e veprimtari Jusuf Gërvalla, i shkruan nënës së tij, Ajshes. Letra është shkruar në shtator të vitit 1980, kohë kur autori gjendej larg atdheut, në Gjermani. FjalorPara leximit1361 Tekste rrëfyese

