Page 139 - Demo
P. 139
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Cila është rruga më e drejtë për t’u ndjekur në jetë? b) Çfarë paralelizmi ka mes përrallave të nënës dhe asaj çka autori ka zgjedhur të bëjë në jetë?c) Cila është pyetja që bëjnë ata që lodhen duke vepruar apo luftuar për nder?ç) Si është sjellë nëna përballë vështirësive të mëdha?d) Përse duhet të gëzohet e të përtërihet ajo?dh) Ku gjendet djali, të cilin shkon ta vizitojë nëna?e) Cila është arma më e mirë kundër armikut? Analizojmë tekstin2 A ka teksti strukturën e zakonshme të një letre? Çfarë mungon në fillim dhe në fund të letrës?3 Çfarë i ka frymëzuar e nxitur djemtë në jetë? Ku e ka burimin rruga që ata kanë ndjekur, mënyra se si ata i mendojnë dhe i ndiejnë gjërat?4 Çfarë i kërkon djali nënës së tij në këtë kohë të vështirë? 5 Cila është e përbashkëta mes nënës së autorit dhe nënave shqiptare?6 Cilat janë karakteristikat gjuhësore të letrës që tregojnë se ajo është joformale?LetraLetra përmban një mesazh të shkruar për të përcjellë informacion në distancë. Letrat ndahen në dy lloje: letra formale dhe letra joformale. Letrat formale janë letra zyrtare që i drejtohen një personi apo një institucioni për qëllime të ndryshme. Letrat joformale (jozyrtare) janë letra që i drejtohen një miku, një të afërmi ose një të njohuri. Letrat formale duhen shkruar duke respektuar jo vetëm strukturën, por edhe formulat e duhura për t’iu drejtuar marrësit dhe për të mbyllur letrën. Gjuha duhet të jetë sa më e qartë, pa dykuptimësi dhe pa shkurtime. Si rregull, letrat formale duhen shkruar në shqipen standarde.Nga ana tjetër, letra joformale është intime dhe ka një gjuhë të figurshme, që ngjan me gjuhën e ligjërimit bisedor. Letra joformale mund të mos ndjekë rregullat e shqipes standarde.vegjël të pjellës sate. Le të pëlcasë anmiku, gjithë ai që e ka ba synin qorr e veshin shurdh kur e do puna me luftue për nderën, për ato që ti jau ke kushtue jetën e shëndetën. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun.Lexojmë137

