Page 14 - Demo
P. 14
Vajta mora një okë mishdhe e hodha në kusi me vrap dolla në avlli,të marr një kërcu të zi,Të më shpiket një stëhime vrap m’u hodh në kusi,më helmoi djemt e mi –nëntë djem e nëntë nuse, të nënta me djem në duar!Nëntë djepe ç’m’i përmbyse,nëntë pajë ç’m’i zhuritenëntë dyfeqe ç’m’i shite!Kostandin, të ardhtë gjëmamartove Doruntinën larg,larg e larg mërguartri male kaptuar!Kostandini u ngrit nga varri:rrasa iu bë kalë,balta iu bë shalë!Vrap e vrap e te Doruntina– Mirë se erdhe, o im vëlla!Në ke ardhur për të mirë,të vishem si gjeraqinë,në ke ardhur për të keq,të vishem si kallogre.– Jo, motër, sikundër je!E hipi në vithe të kalit,zogjtë udhës seç po thoshin:“Cili-viu, viu-viu,kush ia bën, ia bën vetiu!Keni parë a s’keni parë?Shkon një zogëz bishtbardhë,I vdekuri me të gjallë”!Vete gjer te dera e kishës– Ik tani, o moj Doruntinë,se kam punë në ajodhimë,se aty e kam shtëpinë.“Kush e solli Doruntinën?” është një baladë shumë e vjetër, qindravjeçare. Përmes saj, populli shpreh një nga cilësitë e tij më të vyera, mbajtjen e fjalës së dhënë përmes kapërcimit të çdo pengese e çdo vështirësie që mund të dalë rrugës. Ndryshe ajo quhet edhe “Balada e Besës”.Para leximitKush e solli Doruntinën?okë – masë peshe, afërsisht 1,5 kg.avlli – mur rrethues i oborrit të shtëpisë.shpiket – këtu: shfaqet.stëhi – qenie mitologjike (përfytyrohet si gjarpër që u bën të këqija njerëzve).zhurit – përvëloj, djeg.gjëma – lajm i keq, mandatë.rrasa – guri i varrit.gjeraqinë – një lloj skifteri. Populli e përdor si krahasim për gratë e bukura, të shkathëta e të veshura mirë.kallogre – grua e mjerë, e veshur me të zeza.BaladaNë balada gjejmë rrëfimin e autorit dhe shprehjen e ndjenjave të tij për ngjarje, të cilat tregojnë një veprim që kërkon trimëri të veçantë. Ato tregojnë edhe botën emocionale të personazhit. Karakteristikë e baladave janë elementet fantastike. Ndër më të njohurat janë: “Balada e murimit”, “Balada e Ymer Agës” etj.FjalorLexojmë12Tekste nga letërsia popullore

