Page 140 - Demo
P. 140


                                    Studim teksti7 Ju si mendoni, “a vyen me luftue për nder”? Bashkëbisedoni duke ndarë histori personale ose familjare të njerëzve që kanë luftuar për nderin dhe lirinë e tyre.DetyrëShkruani një ese me titull “Kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”.Shkruani një letër për një njeri të shtrenjtë të familjes. Komunikimi është një marrëdhënie (dhënie dhe marrje) informacionesh, idesh, ndjenjash, mendimesh. Ai realizohet mes njerëzve përmes shenjave, simboleve, fjalëve dhe kodeve të ndryshme.Komunikimi me shenja Është komunikimi përmes shenjave, si: lëvizjet e dorës, dhënia e sinjaleve, tundja e kokës në shenjë mohimi apo pranimi etj.Përcaktoni mesazhin që përcjellin shenjat e mëposhtme.Komunikimi përmes simboleveSimbolet janë figura të ndryshme që japin informacion. Për shembull, shenja e lugëve apo e pirunëve tregon se diku afër është një restorant; figura e një shtrati tregon se diku afër është një hotel; figura e një aeroplani tregon se një aeroport është afër etj.Shpjegoni informacionin që transmetojnë simbolet e mëposhtme.Komunikimi përmes gjuhësPër të komunikuar, njerëzit kanë një mjet shumë të fuqishëm: gjuhën. Njerëzit edhe flasin, edhe shkruajnë. Pra, përdorin edhe gjuhë të folur, edhe gjuhë të shkruar. Shenjat gjuhësore më të rëndësishme për të komunikuar janë: fjala, veshja e saj tingullore, paraqitja grafike me shkronja të bashkuara brenda strukturës së vet dhe më pas në fjali. Komunikimi, me gojë ose me shkrim, kalon përmes një procesi të caktuar. Komunikimi gjuhësor realizohet përmes gjuhës së folur dhe asaj të shkruar. Kur shkruajmë, komunikimi gjuhësor ruhet gjatë, rikujtohet, përdoret në situata dhe në kohë të ndryshme. Komunikimi jogjuhësor realizohet edhe me mjete jogjuhësore, siç janë: gjestet, mimika, pantomimika, sinjalet, simbolet, shenja të tjera, si: figura, zëra, ngjyra etj.Përcaktoni llojin e komunikimit dhe shpjegojeni atë. Gjuhësor Jogjuhësor – Vajza që luajnë me shenja, me lëvizje gishtash.  – Shenja të qarkullimit rrugor.  – Fëmijë duke lexuar.  – Të rritur duke punuar në kompjuter.BashkëbisedojmëLexojmë138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144