Page 141 - Demo
P. 141


                                    Idriz Ajeti, babai i albanologjisë në KosovëTeksti i mëposhtëm, shkruar nga Sabri Hamiti, është një tekst i shkurtër përkujtimor e biografik për vlerat e personalitetit të gjuhësisë shqiptare, albanologut Idriz Ajeti, i cili u nda nga jeta në moshën 102-vjeçare, më 13 shkurt të vitit 2019. Para leximitligjëroj – këtu: jap mësim në universitet.katedër – grup pedagogësh të një lënde a të lëndëve të afërta në një universitet; zyra a dhoma e këtyre pedagogëve; departament.U nda sot nga jeta Idriz Ajeti, babai i albanologjisë në Kosovë. Nderimi dhe kujtimi për të do të jenë të përhershëm sa të jetë shqipja.Atta (rrënjë e moçme indoevropiane) bashkon kuptimisht të dyja gjinitë, për të treguar amësinë dhe atësinë. Idriz Ajeti e kishte amë shqipen e atë atdheun. Vetë u bë babai i albanologjisë në Kosovë. Shëmbëlltyrë e studiuesit të historisë së shqipes dhe protagonist i shkëlqyeshëm i botës kombëtare në Kosovën moderne.Një nga studiuesit më të mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe, që studimet e veta i botoi në një seri monografish shkencore, të paraqitura edhe në nivel të librave universitarë e shkollorë, për t’i përhapur si ide e si rezultate për brezat e rinj. Me statusin e fituar të Kreut të studimeve shqiptare te ne, ai doli përherë në krye. Ligjëroi në katedrën e albanologjisë në Beograd, themeloi katedrën e albanologjisë në Prishtinë, ku ligjëroi dhe u bë kreu i saj. U bë dekan i Fakultetit të Filozofisë në Prishtinë, rektor i Universitetit të Prishtinës, punonjës shkencor dhe drejtor i Institutit Albanologjik, themelues dhe drejtor i Seminarit për Gjuhë, Letërsi e FjalorLexojmë139
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145