Page 142 - Demo
P. 142


                                    Kulturë Shqiptare. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i kësaj Akademie.Punonjës i palodhur për standardizimin e shqipes. Drejtoi Konsultën Gjuhësore në Prishtinë dhe ishte njëri nga protagonistët e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë. Mentoroi studentë e studiues të shqipes, shqiptarë dhe të huaj. Të gjithë brezat e studentëve dhe të studiuesve të shqipes në Prishtinë janë nxënës të drejtpërdrejtë apo të ndërmjemëtë tij.Idriz Ajeti ishte në ballë të veprimtarëve për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Si bashkëpunëtor i afërm i Ibrahim Rugovës, ai u bë një protagonist i lëvizjes pavarësiste të Kosovës. Ishte një nga autoritetet e mëdha të kësaj lëvizjeje dhe u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (1998). Idriz Ajeti ka njohur thellë ligjërimin letrar dhe ligjërimin shkencor shqip. Ka pasur stil në ligjërimin e vet shkencor si dhe në reagimet e tij publike. Këtë e dëshmon gjuha e tij karakteristike, me fjalor dhe me sintaksë.Ka qenë e admirueshme sjellja e tij me moshatarët e vet dhe me brezat më të rinj, me finesë e fisnikëri, por edhe me dashuri për të vërtetën. Idriz Ajeti e ka adhuruar Eqrem Çabejn si personalitet dhe si studiues të albanologjisë. Ai vetë ka qenë i çmuar dhe i nderuar lart nga Çabej për veprimtarinë e tij shkencore e kombëtare. Ka qenë i admiruar nga studentët e tij, të cilëve u ka mësuar shkrimin e bukur të shqipes. E kanë lexuar ata, por i ka lexuar edhe ai me vëmendje të jashtëzakonshme.Ka qenë një reagues i rreptë,konciz dhe i pakompromis kundërlajthitjeve dhe diletantizmit në fushën e studimeve shqiptare. Ka mbrojtur me përkushtim origjinën antike të shqipes në konferenca shkencore dhe në ballafaqime politike e nacionale. Është emblematike kjo mbrojtje e shqiptuar fuqishëm edhe në Beograd, në qerthullin e nacionalizmit agresiv serb kundër shqiptarëve. Reagim i bërë ky madje në tribunën e tyre politike.Idriz Ajeti do të vlerësohet dhe kujtohet sa herë të përmenden shqipja dhe shqiptarët.mentoroj – t’i japësh mësime dikujt ose të udhëzosh dikë që ka më pak përvojë ose është më i ri. ndërmjemë – që ndodhet në mes të dy gjërave a dy njerëzve; i mesëm.finesë – delikatesë mbresëlënëse. konciz – i thukët, i mbledhur, i ngjeshur në argumentim. i pakompromis – ai që nuk bën marrëveshje që bëjnë palët kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës.lajthitje – gabim pa dashje, gabim i vogël; ngatërrim pa dashje.diletantizëm – punë a veprimtari prej amatori në fushën e shkencës, të artit, të teknikës etj.; punë e cekët, e përciptë.emblematik – që shërben si simbol i një cilësie ose koncepti të veçantë.qerthull – vorbull, rrjedhë ngjarjesh.tribunë – vend i ngritur në krye të një salle, në një shesh etj., ku rrinë drejtuesit, udhëheqësit, të ftuarit etj., gjatë një veprimtarie.FjalorLexojmë140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146