Page 143 - Demo
P. 143


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Si e cilëson që në titull autori Idriz Ajetin?b) Ku ka punuar studiuesi Idriz Ajeti? c) Cilin personalitet të rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare admironte ai?ç) Me çfarë veprimtarish është marrë Idriz Ajeti gjatë jetës së tij?d) Çfarë e ka lidhur babain e albanologjisë në Kosovë me shkollën? Po me universitetin?dh)Si sillej Ajeti me kolegët e tij dhe me të rinjtë?e) Çfarë nuk toleronte ai dhe përse cilësohet si reagues i rreptë?Analizojmë tekstin2 Si e kuptoni këtë fragment: “Atta (rrënjë e moçme indoevropiane) bashkon kuptimisht të dy gjinitë për të treguar amësinë dhe atësinë. Idriz Ajeti e kishte amë shqipen e atë atdheun”.Shënoni me .Studiuesi e donte shumë atdheun dhe gjuhën indoevropiane.Studiuesi kishte edhe nënë, edhe baba.Studiuesi, gjatë jetës së tij, i kishte pasur shumë të vyera edhe çështjet e gjuhës shqipe, edhe çështjet atdhetare.3 Për çfarë shquhej gjuha dhe ligjërimi vetjak i Idriz Ajetit? 4 Sipas tekstit, me cilat fusha studimi është marrë ai? Shënoni me .Histori e gjuhës shqipe Drejtshkrimi i gjuhës shqipeGjuhësi teorike Histori e letërsisëLetërsi e vjetër shqipe5 Çfarë mendimi kishte Idriz Ajeti për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe ku e pati shprehur ai këtë mendim?Gjuha e tekstit6 Gjeni dhe shkruani të gjithë ata mbiemra që përdoren në tekst për të paraqitur cilësitë e studiuesit. Çfarë tregojnë për vlerësimin që ka autori i tekstit për figurën e Idriz Ajetit?7 Në cilën kohë përdoren foljet në këtë tekst biografik?Detyrë Kërkoni dhe gjeni më tepër informacion rreth jetës, veprës shkencore dhe veprimtarisë patriotike të Idriz Ajetit. Të dhënat që do të mblidhni, shkruajini në formën e një biografie për gjuhëtarin.Gjeni informacione rreth Konsultës së Prishtinës dhe Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe.Lexojmë141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147