Page 144 - Demo
P. 144
Erza, shqiptarja me famë botërore, nga muzika drejt kinematografisëPara leximitDuket si një vajzë nga përrallat. Me sy bojëqielli, me flokë të verdhë e të gjatë deri në bel, këngëtarja e vogël shqiptare Erza Muqolli edhe jetën e ka mu si në përralla. Prindërit e saj u larguan nga Kosova në Francë, për një jetë më të mirë, kur Erza ishte e vogël, ndërsa tani familja po shijon suksesin e saj.Vetëm 12 vjeçe, ajo konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e grupit të saj “Kids United”, themeluar në vitin 2015, po korrin sukses anembanë Francës; bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë bileta për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit. Në mbyllje të vitit 2017, ajo, bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, u ftuanë Elize nga presidenti i Francës, Emanuel Makroni, dhe nga bashkëshortja e tijl. Aty dhanë edhe një koncert. Më pas, zonja e parë e Francës, Brigit Makroni, priti në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj dhuroi 1,5 milionë euro për UNICEF-in. Erza Muqolli (e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1,7 milionë kopje të albumit) ka dhënë një intervistë për “KultPlus”, duke shprehur dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Kur e zbulove talentin tënd për të kënduar?Kam filluar të këndoj që në moshën 2-vjeçare, ose pak më herët (siç më kanë thënë prindërit). Nga ai moment gjithmonë kam kënduar këngë në gjuhën frënge e shqipe.Ti je ndër vogëlushet shqiptare që po shkëlqen në botë, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Çfarë të frymëzon ty, Erza, që të guxosh kaq shumë, edhe pse e vogël në moshë?Ju faleminderit shumë për komplimentin. Jam shumë e gëzuar kur i bëj shqiptarët të krenohen me mua. Unë e dua shumë muzikën dhe kjo më bën të guxoj çdo ditë e më shumë.Ti je cilësuar nga kritikët e muzikës ndërkombëtare (kryesisht në Francë) si “Selin Dioni” i dytë. Si e ke pritur këtë koment për ty? Pse zgjodhe një këngë tradicionale parisiane për finalen e madhe të konkursit?Po, e vërtetë, kështu më kanë cilësuar kritikët e muzikës. Unë e adhuroj Selin Dionin, dhe të të krahasojnë me të, nuk është pak. Në finalen e supertalentit në Francë, zgjodha këtë këngë tradicionale franceze të këngëtares, ose legjendës së muzikës franceze Édith Piaf, sepse më ka pëlqyer gjithmonë. Më është propozuar edhe nga produksioni i emisionit, sigurisht.Sa të mbështet familja në rrugën e karrierës që ke nisur? Si është një ditë e zakonshme jotja?Intervista Lexojmë142

