Page 145 - Demo
P. 145
Familja është mbështetja më e fortë që kam. Mbështetja e prindërve, motrave e vëllait. Unë shkoj në shkollë gjatë gjithë javës, ndërsa fundjavave jam në turneun e koncerteve që kam deri në dhjetor të këtij viti. Ndërkohë kam edhe incizime të emisioneve të ndryshme televizive, të cilat i realizoj gjatë javës.Ti zure vendin e tretë në konkursin e “Got Talent” në Francë. Më thuaj pak, si u ndjeve për rezultatin? Cilat janë projektet e tua të ardhshme?Po, jam renditur në vendin e tretë në finalen e “Got Talent” dhe jam e lumtur që kam qenë pjesë e finales. Projektet e mia të ardhshme janë si në muzikë, po ashtu edhe në aktrim. Sa i përket muzikës, për dy albumet që kemi bërë në vitin 2016, jemi grupi që kemi arritur më shumë sukses dhe jemi në top-listën e 5 albumeve më të shitura dhe më të dëgjuara në Francë. Në historinë e muzikës franceze nuk ka ndodhur që dy albumet e një grupi të jenë në top-listën e pesë albumeve më të shitura. Tani kemi përgatitur edhe albumin e tretë dhe del në shitje nga mesi i muajit gusht. Albumi i tretë do të jetë pak më ndryshe nga dy të parët, sepse do të ketë duo me disa këngëtarë të njohur francezë e ndërkombëtarë. Secili nga ne do të ketë një këngësolo, ndërsa në fushën e kinematografisë jam zgjedhur të jem pjesë e një filmi me metrazh të gjatë, në rolin e parë feminist, ku pjesë e filmit do të jenë edhe 4 aktorë të njohur francezë.top-list – (angl.) lista e më të mirëve.turne – udhëtim i gjatë në disa vende sipas një ecurie të vendosur që më parë; udhëtimi në disa vende i një trupe teatrore ose këngëtari për të dhënë shfaqje.duo – bashkë me një tjetër, me dy zëra.solo – pjesë muzikore a valle që luhet ose që kërcehet nga një artist i vetëm.klip – pjesë e shkurtër e një filmi ose programi televiziv; (këtu) videoja shoqëruese e një kënge.iniciativë – nismë.eveniment – ngjarje e rëndësishme kulturore, muzikore.FjalorLexojmë143

