Page 146 - Demo
P. 146
Të kemi parë që je e pasionuar pas këndimit të këngëve në shqip. Pse zgjedh të këndosh në shqip herë pas here, edhe pse jeton në Francë?Unë këndoj gjithmonë në gjuhën shqipe, sepse jam rritur me to. Këngët shqiptare më emocionojnë shumë. Këndoj kudo, në shtëpi apo gjatë udhëtimeve të ndryshme. Edhe pse jetoj në Francë, unë jam krenare që kam dy prindër shqiptarë dhe prezantohem gjithmonë si shqiptare.Ti je përzgjedhur për klipin e “Kids United” dhe je pjesë e njërit prej fëmijëve të përzgjedhur. Ky është një hap i madh për karrierën tënde. Më trego ndonjë moment që të ka mbetur në mendje gjatë realizimit të klipit.Jam pjesë e grupit “Kids United”. Ky grup u krijua me iniciativëne produksionit muzikor Play On (Warner), kanalit televiziv M6 në bashkëpunim me UNICEF, Francë. Gjatë këtyre viteve kemi realizuar disa klipe. Gjatë regjistrimeve kemi pasur momente të bukura. Për shembull, për klipin “Tout le bonheur du monde” ishim në Marok, në qytetin Marakesh, ku ishin të pranishëm më shumë se 120 fëmijë për të qenë pjesë e klipit. Fëmijët ishin jetimë dhe ishte shumë i veçantë fakti që ata ishin pjesë në klip, si një mesazh i madh për botën. Kemi 1 milion e gjysmë albume të shitura dhe këto para kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve në vështirësi në mbarë botën.Përveçse e talentuar, ti je edhe bukuroshe dhe flokët e tu janë të veçantë. Pse i mban flokët të gjatë?Flokët e gjatë i kam merak dhe i dua shumë. Janë identifikues të stilit tim.IntervistaIntervista është bisedë në formë dialogu mes një gazetari dhe një personi, e cila realizohet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve. Intervista botohet në shtyp ose transmetohet në radio a në televizion. Teksti i intervistës konsiderohet tekst rrëfyes, ku i intervistuari rrëfen rreth përvojave dhe qëndrimeve të tij personale.Lexojmë144

