Page 147 - Demo
P. 147
Nga yjet botërore të muzikës, cilin ke takuar dhe cili takim të ka mbetur në mendje? A ka ndonjë prej tyre që ke marrëdhënie shumë të mirë, qoftë për të marrë këshilla profesionale, apo fanse e jotja?Nga yjet botërore kam takuar Selin Dionin, po ashtu gati të gjithë këngëtarët e njohur francezë. Kam kontakte me të gjithë, më japin shumë këshilla për muzikën. Kam pasur rastin të takohem edhe me Dejvid Bekamin, gjatë një ceremonie për 70-vjetorin e krijimit të UNICEF-it. Në këtë eveniment pata mundësinë t’i përshëndesja të gjithë të pranishmit në gjuhën shqipe.A ke menduar të zhvillosh turne koncertesh në Shqipëri apo Kosovë?Po, shpesh kam biseduar që të bëjmë ndonjë koncert në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që të ardhurat të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të braktisur. Kjo është një ëndërr imja dhe besoj që në një të ardhme të afërt do të realizohet. Jemi në kontakt për të përgatitur koncert në Kosovë e Shqipëri. Jemi në pritje të një përgjigjeje.Cila është ëndrra jote më e madhe?Ëndrra ime është që të vazhdoj shkollimin dhe të diplomohem për mjekësi. Në të njëjtën kohë të merrem me muzikë dhe të përgatis albumin tim. Të ndihmoj njerëzit në vështirësi dhe të prezantoj më së miri popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare.Cili është mesazhi yt për fëmijët që vuajnë në botë? Po për fëmijët e talentuar?Dua që fëmijët që vuajnë në botë, të mos humbasin asnjëherë shpresat për një ditë më të mirë. Të gjithë së bashku duhet të punojmë për një botë më të mirë e më të paqtë. Fëmijët e talentuar duhet të ndjekin gjithmonë ëndrrat e tyre. Mos u dorëzoni kurrë!(Kultplus 2018)Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Si quhet vajza e intervistuar?b) A është Erza një fëmijë i zakonshëm? Çfarë e bën të veçantë atë? c) Me cilën këngëtare të famshme e kanë krahasuar Erzën?ç) Si është dukja fizike e këngëtares së vogël?d) Si e imagjinon veten në të ardhmen Erza?dh)Çfarë e lidh Erzën me këngët dhe muzikën shqiptare në tërësi?e) Në cilën fushë do të përfshihet Erza, veç muzikës?Lexojmë145

