Page 148 - Demo
P. 148


                                    Studim tekstiAnalizojmë tekstin2 Për çfarë shërbejnë paratë që mblidhen nga aktiviteti muzikor i Erzës dhe i grupit ku ajo bën pjesë?3 Çfarë thuhet në tekst për futbollistin anglez, Dejvid Bekam?4 Cilat ngjarje të rëndësishme të karrierës së saj përmend Erza në intervistë?5 Çfarë thuhet në intervistë për 200 fëmijë?Interpretojmë tekstin6 Përveçse është një vajzë tepër e talentuar, në intervistë tregohet se Erza është edhe mjaft e dashur me të tjerët dhe bën bamirësi. Gjeni ku shfaqet kjo gjë në tekst.7 Çfarë toni ka rrëfimi i Erzës për sukseset dhe arritjet e saj në këtë intervistë? Shënoni me .ton melankolik ton triumfueston të përzishëm ton të gëzueshëmton inkurajues ton atdhetar-patriotikGjuha e tekstit8 Shikoni me vëmendje foljet e tekstit të intervistës. Cilat kohë gramatikore të foljes janë më të përdorurat?9 Pyetjeve të intervistës, zakonisht, intervistuesi u paraprin me disa komente ose sqarime. Gjejini ato dhe thoni ç’funksion kryejnë. Qarkoni alternativën e saktë.a) Komentet/sqarimet shërbejnë për ta bërë të intervistuarën të ndihet mirë.b) Komentet/sqarimet shërbejnë për të komplimentuar vajzën. c) Komentet/sqarimet shërbejnë për t’i dhënë lexuesit/es informacione që ai mund të mos i ketë.ç) Komentet/sqarimet shërbejnë që pyetjet mos të duken shumë të shkurtra. 10 Gjeni në tekst fjalët që i përkasin fushës leksikore të muzikës.Reflektojmë rreth tekstit11 Gjeni në internet këngë të Erzës, ku ajo këndon shqip dhe frëngjisht. Cila prej këtyre këngëve është më e bukura, sipas jush?12 A do të ishte e plotë intervista, nëse nuk do të kishte pjesën hyrëse (para leximit)? Çfarë funksioni luan kjo pjesë për lexuesin/en?Detyrë Zhvilloni një intervistë me shokun ose shoqen e klasës, duke luajtur rolin e gazetarit dhe të një personazhi të famshëm. Intervistoni prindërit rreth kujtimeve të tyre shkollore. Pyetjet dhe përgjigjet shkruajini në fletore. Lexojmë146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152