Page 149 - Demo
P. 149


                                    Gjirokastranga udhëpërshkrimi i Evlija Çelebiut Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebiu, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai shkoi në qytetin e Gjirokastrës (turqisht Ergiri), ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve. Ja dhe përshkrimi i vizitës së tij në atë qytet para më shumë se treqind vjetësh... Para leximitKalaja madhështore e me emër e GjirokastrësNë greqisht ka kuptimin Kalaja. Ai që e themeloi i pari ka qenë biri i Filipit, njëri nga mbretërit grekë. Më pas, ra në duar sundimtarësh të ndryshëm dhe në fund, u mor prej kryengritësve shqiptarë nga vetë Sulltan Bajazidi II i Shenjti. Shumë ngrehina në Gjirokastër duket se kanë qenë ndërtuar prej venedikasve, sepse në to mund të shihen portretet e Shën Markut, i cili është simbol i Venedikut. Kalaja është një ndërtim i hershëm prej guri, e ngritur përgjatë një kreshte shkëmbi të lartë. Ka një perimetër prej 1400 hapash dhe shtrihet nga lindja në perëndim, në një gjatësi prej 600 hapash të gjerë dhe në një gjerësi prej 100 hapash. Bedenet e gjata e të ngjeshura i japin pamjen e një anijeje galerë. Brenda në kala ka vetëm një rrugë kryesore, e cila shkon nga lindja në perëndim. Në të dyja anët e rrugës, janë në rresht 200 shtëpi dykatëshe prej guri, me çati krejt me rrasa. Meqë kalaja ngrihet në majë të një shkëmbi të lartë, uji mblidhet në një sternë të madhe rrëzë minares. Të gjitha shtëpitë brenda mureve, ujin e marrin nga ky burim, d.m.th. nga uji i shiut, që zbret dhe mbush këtë sternë-det. Po edhe çdo shtëpi ka sternën e vet. Kalaja ka dy porta me tri pjesë të forta e të rënda hekuri secila. Te porta lindore hyhet nëpërmjet shkallësh prej guri dhe, për këtë arsye, kalorësit e kanë të vështirë të hyjnë e të dalin nga kjo portë. Në hyrjen e tretë, e cila shkon edhe më në brendësi se të tjerat, ka një si Lexojmë147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153