Page 150 - Demo
P. 150
qoshk, nga mund të shihet e gjithë bota. Pikërisht këtu, e gjithë paria dhe njerëzit e shquar të qytetit mblidhen për të kënaqur syrin, duke soditur vreshtat dhe kopshtijet e fushës poshtë. Nga ana perëndimore është porta e namazgjahut, ku falen besimtarët. Edhe ajo ka tri dyer prej hekuri. Në këtë anë, ndërmjet sheshit të namazgjahut dhe kalasë gjendet një hendek i cekët, 100 hapa i gjatë dhe 20 hapa i gjerë. Në tri anët e tjera nuk ka hendeqe, sepse shkëmbi është tepër i thikët. Brenda në kala, ndërtuar mbi bedena, janë 200 shtëpi me çati me rrasa. [...]Qyteti i madh i vjetër Qyteti jashtë kalasë është i ngritur mbi tetë kodrina e lugina përqark kalasë, me shtëpi shumëkatëshe prej guri, të gjitha me çati me rrasa dhe me vreshta e kopshtije. Secila nga këto shtëpi të ndërtuara për bukuri ka kullë. Avllitë e oborreve të këtyre shtëpive janë me një lloj gur graniti të bardhë, të latuar prej mjeshtërve gurgdhendës, si të ishin tulla Ankaraje nga një brumë i vetëm. Avlli të tilla kanë si shtëpitë e të pasurve, ashtu edhe ato të të varfërve. Gurë të tillë të prerë me kënde të drejta nuk gjen gjetiu mbi dhé, përveçse në qytetet Tire e Manisa të Anadollit. Emrat e mëhallave të Gjirokastrës. Janë 8 mëhalla, ndër to Palortoja; Vutoshi; Manalati; Haxhi Beu, mëhalla më e madhe; Dunavati (Dundari); si dhe, lart mbi shpat, Memi Beu (Teqe/Partizani). Të gjitha të begata. Tregjet dhe pazaretJanë 200 dyqane të hijshme gjithsej. Përveç tyre, pazari i ri ka 80 dyqane të kohës, dykatëshe. Është pazar tërheqës, me porta të forta në të dy cepet e hyrjedaljes, si porta bezistani. Çesmet. Janë 5 çesme me ujë jashtëzakonisht të lehtë. Bujtinat për tregtarët. Janë 5 hane. Më në zë e më i sigurt është hani i Memi Pashës. Klima e shëndetshme. Qyteti ka klimë shumë të mirë dhe, për këtë arsye, banorët bien në sy për trup të shëndetshëm. Djemtë e vashat janë në zë për nur e bukuri. Por furnizimi me ujë nuk i përmbush të gjitha nevojat e qytetit. Banorët zbresin deri te lumi i Dropullit, rrjedha e të cilit kalon mes për mes vreshtave poshtë në fushë, dhe atje vazhdimisht ngarkojnë enët me ujë në kuaj e gomarë. Me pak fjalë, pesë çesme janë tepër pak për këtë qytet. Hamamet. Ka vetëm një hamam, i cili punon vetëm gjatë dimrit dhe në korrik mbyllet. Ka edhe një tjetër hamam publik, por ai është lënë shkretë; veçse, në numër të madh janë hamamet e banorëve në ngrehinë – ndërtesë.galerë – anije e vjetër lufte me vela e me rrema.sternë – depo e gërmuar në tokë për të mbledhur dhe për të ruajtur ujërat e shiut. namazgjah – vend i hapur, shesh lutjeje.bezistan – pjesë e pazarit të tipit lindor, e rrethuar dhe pjesërisht e mbuluar.çesme – çezmë.hamam – banjë allaturka.FjalorLexojmë148

