Page 151 - Demo
P. 151


                                    gazele – lirika të dashurisë dhe të kënaqësisë tokësore ose për çështje të fesë e të filozofisë.kaside – vjersha të gjata (ode) me përmbajtje të ndryshme, që u kushton lavde personaliteteve.çallmë – rrip i gjatë pëlhure, i mbështjellë rreth festes a rreth kësulës së klerikëve myslimanë.kinda – palë e fustanit, e fustanellës. takëm – tërësia e sendeve, e pajisjeve etj., që shërbejnë për të njëjtën gjë.e përkorë – që ka masë në të ngrënë a në të pirë; fig. i matur, i përmbajtur.venë – shkojnë.rejhani – lëng rrushi i zier, me shije pak të thartë.pogaçe – kulaç i grunjtë.qerpiç – tullë balte e tharë në diell; plithar. suva – shtresa prej llaçi përsipër murit e tavanit.i pafe – këtu: jomysliman. shtëpitë e tyre, të cilat nganjëherë përdoren edhe në raste ritesh e ceremonish. Ka edhe shumë njerëz të ditur, sidomos janë një numër vjershëtorësh, prej të cilëve Bykajiu, Figaniu, Nalishi, Sykuniu dhe Fezaiu vazhdojnë të banojnë në këtë qytet e të shquhen në forma vjershërie të ndryshme. Nalishi, për shembull, nuk e ka shoqin as në gazele e as në kaside. Këta njerëz janë të dhënë pas qejfeve, pijes e të ngrënave. Nuk e kanë për gjë të pijnë verë dhe pije të tjera dehëse e dalldisëse, sikundër është ajo që i thonë rejhanie.Një tjetër zakon i keq i gjirokastritëve. Në raste dasmash, në ditë të kremtesh si ato të Shën Gjergjit, Nevruzit, Shën Mitrit, dhe Shën Kollit, si dhe në dy festat e Bajramit, ata vishen me rrobat më të mira dhe pinë pije alkoolike të ndryshme. Dashnorët shkojnë dorë për dore me djemtë e tyre të bukur dhe përqafohen e kërcejnë së bashku në mënyra si të krishterët.Veshjet e burrave. Pleqtë mbështjellin një çallmë rreth kokës dhe vishen me të gjitha ngjyrat, përveç mavisë. Ata dalin të veshur me tirq me kopsa dhe ecin burrërishte. Të rinjtë veshin këmishë me mëngë të shkurtra dhe një rrobë të brendshme shumë të shkurtër me kinda, prej mëndafshi të kuq dhe atlasi. Krahët dhe kofshët i lënë zbuluar. Vetëm një këmishë mëndafshi me buzë të bardha i mbulon deri poshtë te kryqet. Me pak fjalë, të rinjtë kanë takëme shumë të çuditshme, por ata janë edhe shumë të përkorë. Burrat janë soj luftëtarësh dhe nuk kanë marrëdhënie të fshehta as me djemtë e as me femrat. Sa për gratë e tyre, kur burrat ua merr vdekja, ato dalin nga dera dhe ia marrin lutjes “Ku ka burrë si ai, shoqin nuk e ka.” Përndryshe, ato nuk dalin kurrë nga shtëpia, qysh nga dita kur lindin deri në ditën e vdekjes, nuk po marr parasysh zinë dhe vajtimet e së dielës. Ato madje nuk venë as te shtëpia e prindërve, aq të dëlira e të virtytshme janë, tamam si zonja shenjtore Rabie Adavija.FjalorLexojmë149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155