Page 152 - Demo
P. 152
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Ku është ndërtuar Kalaja e Gjirokastrës dhe kush mendohet se e ka ndërtuar atë?b) Me çfarë materiali janë ndërtuar shtëpitë dhe çatitë e tyre?c) Cilat aspekte të Gjirokastrës paraqet teksti?ç) Sa lagje ka qyteti i Gjirokastrës?d) Si është klima e këtij qyteti? dh) Cilat janë disa nga ushqimet që përmenden në këtë tekst?Analizojmë tekstin2 Nënvizoni në tekst ato fjali që japin qëndrimin e autorit ndaj dukurive që ai përshkruan.3 Cilat janë ato objekte dhe tipare të qytetit që përshkruhen në tekst dhe tregojnë se ai është shkruar në një epokë kulturore dhe historike të shkuar.4 Çfarë thuhet për njerëzit e qytetit të gurtë? Çfarë qëndrimi mban autori për ta: qëndrim objektiv apo subjektiv?Gjuha e tekstit5 A ka detaje të shumta përshkrimi i karakteristikave të kalasë së Gjirokastrës? Përse përdoren ato?Reflektojmë rreth tekstit6 Gjeni të dhënat në tekst që tregojnë për origjinën e tekst-shkruesit. A ndikon ky fakt në mënyrën sesi autori e sheh dhe e përshkruan qytetin e Gjirokastrës?Detyrë Gjeni informacion për monumentet e kulturës në Gjirokastër, që përbëjnë vlerë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Cilat objekte përmenden edhe në udhëpërshkrimin e Evlija Çelebiut, duke i rezistuar kështu peshës së shekujve?Haja dhe mjeshtëritë e ndërtimit. Ushqimet dhe pijet më të njohura janë vera, rejhania, araku polak, simitja e bardhë shqiptare, pogaçja e pjekur në prush dhe rrushi me erë i quajtur sarali. Mënyra si janë ndërtuar avllitë e të gjitha shtëpive nuk e ka shoqen në mbarë botën. Ato të gjitha janë 20 kut (15 metra) të larta, me blloqe guri ranor të kuq, thjesht të vënë gur mbi gur, pa qerpiç, pa llaç e pa suva. Avllitë dhe shtëpitë janë të gjitha shekullore, që nga koha e të pafeve. Avllitë janë aq të larta e të ngjeshura, sa as edhe harabeli nuk gjen dot vend ku të kapet. Në kullotat malore të larta, klima nuk lejon të bëhen limonët, portokajtë, shegët dhe ullinjtë.(R. Elsie, tekst i shkurtuar)Lexojmë150

